Fullani: Shqipëria kaloi me sukses krizën globale, sistemi bankar i shëndetshëm
dhe i mirëkapitalizuar dhe inflacioni në vitin 2009 ishte mesatarisht 2-3 %, tha Fullani, sipas të cilit, edhe bilancet e jashtme kanë shfaqur shenja konsolidimi. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë vlerësoi se viti 2010 parashikohet të shoqërohet nga një përmirësim gradual, por shumë nga faktorët do të vazhdojnë të jenë të pranishëm edhe gjatë këtij viti. Ai shtoi se një nga arsyet e rritjes ekomomike për vitin 2009 ishin stimujt fiskal, por që sipas tij një politikë e tillë ekonomike nuk mund të vazhdojë gjatë. Politikat fiskale ndihmuan në mbështetjen e aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2009, por ekonomia shqiptare nuk mund të mbështetet për shumë kohë në këto stimuj fiskal, vlerësoi Fullani, duke vënë theksin në ndërmarrjen e një politike fiskale me shtrënguese për vitin 2010. ai theksoi se rritja ekonomike duhet të mbështetet në nxitjen e sektorit privat, për të cilin ka një rëndësi shumë të madhe kreditimi. Qëndrueshmëria fiskale duhet të garantohet në një rregull fiskal, ndërsa rritja ekonomike duhet të mbështetet në nxitjen e sektorit privat dhe këtu rol kryesor duhet të luajë kreditimi i saj, u shpreh Fullani. Ai theksoi se lehtësimi i kushteve monetare nga Banka e Shqipërisë ka mbështetur këtë proces të rëndësishëm, ndërsa vlerësoi se riaktivizimi i aktivitetit kreditues mbetet një objektiv sfidues, por bizneset duhet të paraqesin një plan-biznesi të vlefshëm për financim bankar. Fullani bëri të ditur se për vitin 2010 inflacioni i mallrave të konsumit do të zbres në tre për qind. Politika monetare do të vazhdojë të mbetet e kujdeshme, ndërsa infalcioni i mallrave të konsumit do të zbres në 3 % gjatë vitit 2010, tha ai. Stabiliteti makroekonomik mbetet një prioritet për autoritetet shqiptare. Këtë e konstatoi dje Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në një konferencë për shtyp me misionin FMN-së. Guvernatori vlerësoi se FMN ka dhënë këshilla që të ndiqen politika të kujdesshme. Po ashtu është rëndë dakord vazhdimi i reformës strukturore që do të mbështesë rritjen ekonomike afatgjatë të Shqipërisë, sqaroi Fullani.
METE: Seminar për efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike
Efiçienca e energjisë në ndërtesat publike ishte tema e seminarit që u mbajt dje në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ky seminar u zhvillua në bashkëpunim me KFW. Seminari u hap nga zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Leonard Beqiri. Ai tha se, METE është duke përgatitur ligjin për efiçencën e energjisë, bazuar në direktivat e Bashkimit Evropian. Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me donatorët, përfshirë KFË për përfundimin e këtij ligji në përputhje me zhvillimin e sektorit energjetik në vend, u shpreh Beqiri, sipas të cilit, efiçienca e energjisë lidhet ngushtë me reduktimin e humbjeve dhe konsumit të energjisë, çka dhe është një angazhim i qeverisë në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës e protokollin e Kyotos. Zëvendësministri theksoi se, plani i veprimit për efiçiencën e energjisë përcakton masa të qarta që duhen ndërmarrë në vitet e ardhshme dhe për të cilat METE është plotësisht e angazhuar. Fjalën në seminar e mori dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Taulant Musabelliu, i cili theksoi rëndësinë e efiçiencës së energjisë. Gjithashtu folën edhe përfaqësues të KFW Paulwitz dhe Drillisch, të cilët theksuan bashkëpunimin shumë të mirë me qeverinë. Ato theksuan gjithashtu se KFË ndërmjet këtyre nismave përpiqet të mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit.