Lufta për licensën, konkurrentët shkëmbejnë akuza

06/04/2005 Kazinoja
Pretendentët kanë debatuar për çështjet e aksionerëve, licensave dhe garancive bankare
Dy pretendendët për licensën e vetme të kazinosë në Tiranë kanë shkëmbyer obieksione të ndërsjellta në lidhje me të dhënat e planbiznesit, të prezantuara në fazën e fundit të tenderit. Prezantimi para komisionit do të bënte të mundur dhe shpalljen e fituesit dhe të dy kompanitë kanë treguar gjithçka në lidhje me burimet e parave të tyre, aksionet që i mbështesin si dhe çfarë ofrojnë për kazinotë që do të ndërtojnë në Tiranë. Gjatë prezantimit të planbiznesit të kompanisë Club Hotel Loutraki SA, përfaqësuesit e kompanisë “Hyatt Regency”, kanë ngritur pretendimin se “Loutraki” nuk kishte bërë të njohur në fazën e parë se ishte pjesë e një kompanie të madhe “Cazino Austria International”, e cila kishte dhe një pjesë të konsiderueshme aksionesh dhe kishte në pronësi licensën ndërkombëtare për kazino. “Ne jemi konfuz dhe nuk e dimë se me kë po konkurrojmë tani, me ‘Loutraki Hotel’ apo me ‘Cazino Austria’”, ka deklaruar përfaqësuesi i “Hyatt Regency”. Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i “Loutraki Hotel”, i cili ka sqaruar se “Austrian Cazino” është kompania mëmë që ka krijuar më pas “Loutrakin” dhe ka pjesën më të madhe të aksioneve. “Ne i kemi të deklaruar që në fillim aksionet, por nuk na vjen mirë kur dëgjojmë se konkurrentët kanë ndërmend të krijojnë një tjetër kompani, ku aksionerë do të jenë të tjerë, në rast se do të fitojnë”, është kundërpërgjigjur përfaqësuesi i “Loutrakit”. Në përfundim të prezantimit të planbiznesit të “Hyatt Regency”, ka ndodhur e njëjta përplasje, por këtë radhë kanë qenë përfaqësuesit e “Loutrakit” që kanë prezantuar një letër obieksioni kundër kompanisë “Hyatt”. Kështu në listën e pretendimeve, “Loutraki” ka përmendur dhe faktin se, “Hyatt” nuk ka licensë ndërkombëtare për kazinonë dhe nuk duhej të ishte përfshirë në tender. Por kryetari i komisionit ka sqaruar se, ky pretendim bie, pasi ligji ndërkombëtar për tenderat për licensë kazinoje e pranon dhe licensën kombëtare. Rezultonte që “Hyatt” kishte licensë kombëtare për ushtrim aktivite në fushën e kazinove. Por pretendimet e “Loutraki Hotel” nuk ishin vetëm për sa i takon licensave. “Loutraki” kërkoi të dinte lidhjet që kishte “Hyatt Regency” me “Hyatt Internacinal”. Ju nuk keni dhënë asnjë sqarim për lidhjet që keni me kompaninë e madhe ndërkombëtare, nëse keni ardhur si pjesë e saj dhe po konkurroni në emër të saj apo jeni thjesht një krah i ngritur prej saj dhe po i përdorni emrin”, ka kërkuar të dijë përfaqësuesi i “Loutrakit”. Në kurrikulumin e “Hyatt Regenci”, thuhej se ajo ishte aksionere bashkë me një firmë shqiptare, që ka dhe pronësinë e “Taivanit”, pa folur për lidhjet e mundshme me kompaninë e madhe internacionale. Jo vetëm kaq, por “Loutraki” pretendonte se, “Hyatt” i kishte shitur prej kohësh aksionet që kishte në “Grand Britan Hotel”, që është dhe një nga hotelet më të mëdha në Greqi. Ky fakt nuk është pranuar nga “Hyatt”, e cila jo vetëm ka kundërshtuar, por ka kujtuar se kompania e tyre kishe depozituar prej kohësh 10 milionë dollarët si garanci në bankë, ndërkohë që “Loutraki” i kishte depozituar në momentet e fundit.
“Loutraki”, 3.1 miliardë dollarë për kazinonë te hotel ”Tirana”
“Club Hotel Loutraki” ka prezantuar aksionerët e vet, duke bërë të ditur se aksionerë të kompanisë mëmë ka krijuar “Loutrakin”, “Cazino Austria International”, janë dhe “Raiffesien Bank” si dhe një kishë katolike. Por këta kanë vetëm një pjesë të aksioneve, ndërkohë që aksionerë të tjerë janë Banka e Pireut, “Powerbook Spain” si dhe “Agastia”. Të gjithë këta aksionerë bëhen automatikisht aksionerë dhe të licensës së vetme të kazinosë, që do të jetë për një afat 15-vjeçar. Bordi i aksionerëve ka miratuar një planbiznesi, në bazë të të cilit mendohet të ndërtojë kazinonë në hotel “Tirana” në një hapësirë 1280 metra katrorë dhe në fazën e parë do të ketë 20 tavolina me 200 zllot mashina. Vlera e investimit do të jetë 3.16 miliardë dollarë, nga të cilat 2.47 milionë do të investohen në fazën e parë dhe 697 milionë dollarë në fazën e dytë. “Ne do të bëjmë të mundur hapjen e 300 vende pune për të rinj dhe me paga të larta”, ka deklaruar përfaqësuesi i “Loutrakit”. Në projektet e kazinosë, e cila do të okuponte katër kate në hotel “Tirana”, ishin të përfshira dhe një pishinë, qendër fitnesi, klube nate si dhe në dispozicion të kazinosë do të ishin dhoma dhe suita, të cilat do të përdoreshin për turistët e huaj, të cilët do të preferonin të qëndronin në hotel. Përfaqësuesit e “Loutrakit” kujtuan se kontratat e punës me turoperatorët më të njohur, do të bënin të mundur rritjen e fluksit të turistëve, por nga ana tjetër do të shtonin të ardhurat në xhepin e shtetit. “Taksat që do të paguajmë në aktivitet do të shtojnë të ardhurat në buxhet”, ka deklaruar përfaqësuesi i “Loutrakit”.
Club Hotel Loutraki SA
Banka e Pireut
Powerbook Spain
Agastia
Cazino Austria
-Raiffeisen Bank
-National Bank Austria
-Bankhaus Schelhammer und Shattera (kishë katolike)
Taivani, kazinoja e ardhshme e “Hyatt Regency”
“Hyatt Regency Hotel&Tourism Hellas S.A.”, ka bërë të ditur se për të ndërtuar kazinonë, në rast të një fitoreje të mundshme, do të shfrytëzojë 1600 metra katrorë brenda klub “Taivanit”, i cili ndodhet në mes të parkut “Rinia”. Kjo kompani ka sqaruar se dy aksionerë të mëdhenj të kësaj kompanie janë “Loutraki Hotel” dhe “Taivani shpk”. Kompania në fjalë është pronare e dy kazinove në Greqi, një prej të cilave në Selanik. Përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë deklaruar se do të investojë 6 milionë euro në ndërtimin e kazinosë dhe 6 milionë euro të tjera për pajisjet dhe ky do të jetë investimi në fazën e parë. Kështu kazinoja do të hapet me 20 tavolina dhe 220 zllot mashinë, duke menduar që të shtohen në fazën e dytë. Ndërkaq duket se kazinoja do të rigjenerojë 400 vende pune dhe do të bëjë të mundur trajnimin e të gjithë punonjësve. Projekti për kazinonë përfshin dhe ndërtimin e klubeve të natës, qendrave tregtare, dhomave të konferencave dhe të gjitha kushteve të tjera argëtuese të nevojshme për një kazino. “Ne nuk jemi si disa shoqëri që vijnë për të investuar me shumë premtime dhe largoehn pa bërë asgjë dhe këtë e ka treguar praktika jonë e punës në Greqi”, ka deklaruar George Galanakis, drejtor i “Loutraki”. Sipas Galanakis, kompania ka eksperiencë në fushën e kazinove dhe për të qenë në rregull me të gjitha detyrimet e tyre karshi shoqërisë dhe ambientit, kompania do të ndryshojë komplet pamjen e parkut “Rinia”, duke e pështatuar atë me kazinonë.
Hyatt Regency Hotel&Tourism Hellas S.A.
Hyatt Regency 51% aksioneve
Taivan shpk 49% aksioneve
Hyatt Regency Hotel&Tourism Hellas S.A.
Kazino te “Taivani Klub”
Investimi 12 milionë euro
Hapësira 1600 metra katrorë
20 tavolina, 200 zllot mashinë
Infrastruktura argëtuese për klientët
Klub nate
Dhoma konference
Qendër tregtare
Club Hotel Loutraki SA
Kazino te hotel “Tirana”
Investimi 3.1 miliardë dollarë
Hapësira 1280 metra katrorë
20 tavolina, 220 zllot mashinë
4 dhoma të ndara VIP-ash
Qendër fitnesi
Pishina