Fullani, "dajak" bankave për kreditë e këqija
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka përmendur dje një sërë faktorësh që rrezikojnë tregun financiar në vend, sidomos në atë bankar. Të mbledhur në forumin me temë "Mbikëqyrja dhe stabiliteti financiar", të 17 krerët e bankave që operojnë në Shqipëri kanë dëgjuar rekomandimet me përmbajtje kritike të Fullanit, i cili kërkoi më shumë kujdes në procesin e dhënies së kredisë. Duke folur rreth kësaj çështjeje, kreu i BSH-së tha se, "sipas konstatimeve të bëra prej ekspertëve tanë, duket se bankat po rendin të zënë treg, shpesh herë duke mos treguar kujdesin e duhur për cilësinë". Të dhënat konfirmojnë shqetësimin e BSH-së për shtimin e kredive me probleme. "Treguesi i kredive me probleme ndaj totalit të portofolit të kredive në terma bruto, përllogaritet 3.6% në fund të janarit 2008", veçoi guvernatori. Sipas shifrave zyrtare, të publikuara në "Deklaratën e Politikës Monetare, 6-mujori i dytë", e shprehur në vlerë, llogaritet se rreth 120 milionë dollarë janë kredi me probleme, që rrezikojnë seriozisht sistemin bankar. Nisur nga kjo, BSH është e detyruar të përforcojë masat për të zbatuar kuadrin rregullativ, në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të sistemeve të vlerësimit të rrezikut në bankat tregtare, duke bashkëpunuar me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
Rekomandimet
Përkeqësimi i mundshëm i situatës në tregjet financiare ndërkombëtare mund të kenë një ndikim në tregun financiar shqiptar dhe për këtë Banka Qendrore kërkon më shumë maturi dhe kujdes në disa drejtime, ku veçohet kredidhënia në valutë. Ky problem konsiderohet tepër serioz për bankën, pasi shton rrezikun
që mbart huadhënia e shpejtë dhe veçanërisht ajo në valutë, si rezultat i rritjes së luhatshmërisë së kursit të këmbimit dhe ndryshimit të shpeshtë të normave të interesit. "Kreditimi në valutë tashmë është një realitet i prekshëm. Arrihet deri aty sa kredia konsumatore të jepet në valutë. Të financosh konsumin e individëve në valutë është njësoj si të shesësh produkte ushqimore pa afat skadence", tha Fullani. Mësohet se përqindjet për kredinë në lekë vazhdojnë të jenë të larta, ndërsa diferenca me përqindjet e depozitave rezulton 7.3%, kur i njëjti tregues për valutën është 4%. "Jemi dëshmitarë të një strategjie marketingu shumë agresive për produktet e kredisë në monedhë të huaj, ndërkohë që me përjashtim të një rasti, është totalisht inekzistente për huatë në lekë", tha Fullani, duke paralajmëruar krerët e bankave të rishohin interesat që aplikohen për kreditë në lekë.
Kritikat e Fullanit
Nga këndvështrimi ynë, gjykojmë se ende po vazhdoni të nënvlerësoni rrezikun e kursit të këmbimit
Ne gjykojmë se aktualisht ju po shpërndani rrezikun tek individët
Si ka mundësi që kredia konsumatore dhe ajo për hipoteka të jepen në valutë të huaj, kur pjesa më e madhe e individëve të punësuar i kanë të ardhurat në lekë
Bizneset tuaja janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të ndryshme. Më lejoni t‘ju kujtoj se ju menaxhoni kursimet e shqiptarëve e për rrjedhim ekspozimi nuk rrezikon vetëm kapitalet tuaja, por edhe ato të individëve