E Diel, 1 Nëntor 2026

Shumaher: Masa bëj kujdes, nuk ka më gabime!

Ish-piloti i Ferrarit, Mikael Shumaher, i ka bërë thirrje Felipe Masës që të bëjë kujdes në garat e ardhshme, në të kundërt rrezikon vendin te skuadra italiane. "Nuk ka arsye pse Felipe të mos provojë të fitojë titullin kampion. Por ka zero pikë në klasifikim dhe nuk ka bërë një nisje të mirë të sezonit. Ka përdorur xholin e tij dhe tani nuk ka më të tjerë. Raikonen? Tani ka kuptuar çfarë do të thotë të jesh pilot i Ferrarit, e kupton skuadrën dhe punon me të për të arritur perfeksionin", tha Shumaher.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›