E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fullani, do krijojmë Klub me Guvernatorët e Evropës Juglindore

11/06/2005  Takimi i radhës së Klubit të Guvernatorëve të Azisë Qendrore, u ka çuar në mendje Guvernatorëve të Evropës Juglindore, se dhe ata mund të bashkohen në organizma të tillë. Kreu i BSH-së, Adrian Fullani, ka deklaruar se ka rënë dakord me pesë guvernatorë të vendeve të rajonit, të ngrejnë një klub të tillë, ndërkohë që ka ftuar dy prej tyre në një nga aktivitetet më të rëndësishme të BSH-së në fund të vitit. Ndërkaq nga data 26 deri më 29 maj 2005, në qytetin e Shën Petërburgut u zhvillua takimi i radhës i Klubit të Guvernatorëve të Azisë Qendrore, Detit të Zi dhe vendeve të Ballkanit. Kjo nismë, e cila përmbledh bashkëpunimin e vazhdueshëm të bankave qendrore të këtij rajoni, tashmë është kthyer në një traditë të rregullt, ku 18 guvernatorë në mënyrë të vazhdueshme ballafaqojnë idetë dhe eksperiencat e vendeve që përfaqësojnë me ato të rajonit dhe më gjerë, me standardet më të përparuara ndërkombëtare. Guvernatorët e vendeve të ndryshme në diskutimet e tyre, u ndalën në problemet konkrete, që kishin të bënin me ekonomitë dhe me sektorët financiarë të vendeve që ato përfaqësonin, duke i vënë theks gjithnjë e më të madh përshpejtimit të reformave strukturore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›