E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ibraj: Duhet të trajnohemi ende për zgjedhjet

11/06/2005  TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, inspekton Fushë-Arrëzin, Pukën dhe Lezhën, duke u takuar me drejtues vendorë të policisë. Ibraj në fjalën e tij tha se, “po të kemi parasysh se sezoni turistik i sivjetshëm përkon në kohë edhe me fushatën e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, kjo e bën më të vështirë veprimtarinë tonë për realizimin e detyrave të ngarkuara”. Sipas tij, kjo situatë kërkon impenjim dhe përgjegjshmëri maksimale nga i gjithë personeli policor, për të garantuar sa më shumë rend e siguri për pushuesit si dhe një proces zgjedhor sa më normal e të qetë. “Gjatë veprimtarisë tuaj të përqëndroheni në organizimin e shërbimeve në drejtim të kontrollit të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e sigurisë në rrugë”, tha Ibraj. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, zbatimi me korrektësi i të gjitha detyrimeve ligjore që i dalin Policisë së Shtetit në një proces zgjedhor si dhe marrja e përmbushja me korrektësi e seriozitet i të gjitha masave të marra, me qëllim përballimin e sezonit turistik, ishin fokusi kryesor i takimeve në Kukës, Fushë-Arrëz, Pukë si dhe në Lezhë. Drejtori ka kërkuar trajnime të punonjësve të policies, të cilët do të jenë me shërbim ditën e zhvillimit të zgjedhjeve. Sipas planifikimeve të bëra, këto trajnime kanë filluar në qarqet e vendit më datë 6 qershor 2005 dhe do të mbyllen më datë 2 korrik 2005 dhe synojnë trajnimin profesional të të gjithë punonjësve të policisë, të cilët do të jenë me shërbim në ditën e zgjedhjeve.

M.Mullai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›