E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani mbledh Klubin e Guvernatorëve

Javën e kaluar, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, zhvilloi në Tiranë, takimin e XIX të Klubit të Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit për vitet 2007-2008. Takimi u përshëndet nga Zv/presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Lucas Papademos, i cili mbajti edhe një fjalim rreth përballimit të trazirave të tregjeve financiare me fokus në rifitimin e besimit dhe përforcimin e aftësisë përtëritëse të sistemit financiar. Klubi i Guvernatorëve, i themeluar në vitin 1998, përfaqëson një forum të bankave qendrore, i cili synon të përforcojë marrëdhëniet ndërmjet bankave qendrore të rajonit, të promovojë bashkëpunimin në çështjet monetare, financiare dhe bankare si dhe të nxisë shkëmbimin e përvojave kombëtare në një mjedis të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Banka e Shqipërisë është anëtare e këtij Klubi që prej krijimit të tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›