E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani takon përfaqësuesit e zyrave të këmbimit

Përfaqësuesit e zyrave të këmbimit valutor kanë zhvilluar sot një takim me Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare dhe roli e aktorëve të këmbimit valutor në treg. 

TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e zyrave të këmbimit valutor, gjatë të cilit u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në ekonominë shqiptare, çështjeve që lidhen me funksionimin më të mirë të tregut financiar dhe rolin e aktorëve të këmbimit valutor në këtë treg.
Guvernatori Fullani e vlerësoi tregun e këmbimeve valutore si më të zhvilluarin në vend. Ai theksoi faktin se që prej vitit 2000, numri i subjekteve që kryejnë veprimtarinë e këmbimit valutor është 10-fishuar dhe se Banka e Shqipërisë ka emetuar 227 licenca për zyra të këmbimit valutor, me një shtrirje territoriale gjithëpërfshirëse.
Gjithashtu, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë evidentoi faktin se në ecurinë e kursit të këmbimit është reflektuar në mënyrë të vazhdueshme kërkesa dhe oferta, duke mënjanuar rrezikun e mospërputhjes së çmimit me kushtet makroekonomike në vend. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›