E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI,Haxhinasto: Pronat, dështimi më i rëndë i qeverisë

Përmes një deklarate për mediat, Kryetar i KDK i LSI, Edmond Haxhinasto është shprehur se ceshtja e pronave është dështimi më i rëndë i qeverisë duke thënë se gjatë viteve të fundit problemi është përkeqësuar në vend që të arrihet në një zgjidhje. 

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publik shqetësimin në lidhje me moszgjidhjen përfundimtare të ceshtjes së pronave në vend.
Përmes një deklarate për mediat, Kryetar i KDK i LSI, Edmond Haxhinasto është shprehur se ceshtja e pronave është dështimi më i rëndë i qeverisë duke thënë se gjatë viteve të fundit problemi është përkeqësuar në vend që të arrihet në një zgjidhje.
“Me mungesë të plotë transparence, me një filozofi klienteliste dhe elektorale, kjo qeveri ka komplikuar bazën ligjore, ka krijuar konfuzion në kompetencat e agjensive që merren me këtë çeshtje, sic është rasti i kompetencave të ALUIZNI-t, dhe ka shpërdoruar edhe fondet buxhetore për kompensimin e pronarëve”-theksoi Haxhinasto.
Kryetari i KDK-së theksoi se këtij shqetësimi i bashkohet edhe Bashkimi Evropian, duke e trajtuar si kusht për integrimin e mëtejshëm të vendit në Bashkimin Evropian.
(e.n/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›