E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi rebelet shpallin fundin e eres Gadafi

Luftëtarët e kryengritjes libiane shpallin të përfunduar sundimin prej katër dekadash të kolonel Muammar Al-Gaddafi. Pas marshimit në kryeqytetin Tripoli shefi i Këshillit Tranzitor Kombëtar të rebelëve Mustafa Abdul Xhalil tha se era e Gaddafit përfundoi, ndërsa shtoi se dëshiron ta kapë të gjallë 69-vjeçarin dhe ta nxjerrë atë para gjyqit. Kryeqyteti është pothuajse nën kontroll të plotë të rebelëve, por ende nuk ka informata të sakta për vendndodhjen e diktatorit Gaddafi. Këshilli po përgatitet që të shpërngulet nga Bengazi në kryeqytet.

Kryeqyteti është pothuajse nën kontroll të plotë të rebelëve, tha Xhalili. Deklaratat e kryengritësve, konfirmohen edhe nga pala italiane. "Jo më shumë se 10-15% e Tripolit është në duar të trupave të Gaddafit. Kërkuam nga Gaddafi të largohet në mënyrë që të shmanget një gjakderdhje e mundshme në kryeqytetin Tripoli”-është shprehur të hënën, ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini. Shefi I diplomacisë italiane tha se për Gaddafin “ka mbaruar koha" për negociata të mundshme për ekzil dhe se ky I fundit do të përballet me Gjykatën e Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Frattini deklaroi gjithashtu se arrestimi i dy djemve të Gaddafit ishte një moment deciziv në konfliktin e Libisë.

Ndërkaq, suksesi i kryengritësve u përshëndet në mbarë Evropën. Franca, ka deklaruar, ministri i Jashtëm Alain Juppe po përgatitet për një takim të partnerëve ndërkombëtarë për të ardhmen e Libisë pas Gaddafit. Juppe është shprehur se nuk dihet nëse Gaddafi është në Tripoli, apo është larguar. Ai iu bëri thirrje trupave të diktatorit të ulin armët.

Edhe Gjermania ka përshëndetur suksesin e kryengristëve në Tripoli. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerëelle ka kërkuar të hënën që Gaddafi të dalë para drejtësisë. NATO ka deklaruar se qeveria e Gaddafit është para rrëzimit. “Ajo që po shohim është rrëzimi i një regjimi, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu  të dielën (21.08) në mbrëmje në një intervistë me televizionin CNN.

Ndërsa e ngarkuara e BE-së për politikën eJashtme e BE-së, Catherine Ashton i ka kërkuar Këshillit të Përkohshëm në Libi të respektojë të drejtat e njerit në rindërtiin e vendit. "Po përjetojmë ditët e fundit të regjimit", ka thënë Ashton në një deklaratë të hënën, duke lëvduar të gjithë ata që kanë luftuar për ta mundësuar një epokë të re në Libi. (/Deutsche Welle)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›