Fundi i betejes per Kosoven Nga Simon Tisdall*
Separatistet, secesionistet dhe ndasistet prej Tajvanit, Xinjiangut dhe Somalilandit deri ne Shri Lanke, Gjeorgji dhe Shtetin Perendimor do ta mirepresin precedentin e mendimit juridik te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, qe ne menyre te qarte e mbeshteti shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves. Ne retrospektive, duket qarte se ribashkimi i Gjermanise ne vitin 1990 ndodhi ne kundershtim me rrjedhen e historise moderne, duke shenuar betejen e fundit te modelit te vjeter te shtetit-komb unik nga shekulli 19. Qe nga renia e Murit te Berlinit dhe shperberja e Bashkimit Sovjetik dy vjet me vone, gjerat filluan te kolapsojne ne pergjithesi. Prej kur perfundimi i luftes se ftohte e beri me te shlirshem mburojen gjeostrategjike globale, levizjet problematike te pakicave qe kerkojne njohje, te drejta autonome, apo pavaresi te plote, jane bere te zakonshme ne te gjithe Europen. Spanja brengoset per basket dha katalanasit e saj, pa marre parasysh ndikimin perbashkues te suksesit ne Kampionatin Boteror. Gjermanet e Italise shpesh japin arsye per shqetesim. Mbreteria e Bashkuar ne te ardhmen mund te jete e detyruar te ndryshoje emrin e vet, nese partite nacionaliste skoceze dhe uellsiane qe kerkojne shkeputje ia arrijne qellimit te tyre. Disa flasin me pasion per pavaresine e mbreterise se lashte te Kernow, te njohur ndryshe si Cornwall. Dhe nese rikthehet Kernow, atehere pse jo edhe Northumbria, Mercia dhe Wessex? Ne Wiltshire e presin nje Artur te ri.
Trendi i pershpejtuar drejt afirmimit te te drejtave te pakicave kombetare – esencialisht, te drejtave fisnore - qe zakonisht percaktohen me territor sovran, kufi te shenuar, etni, gjuhe dhe histori, eshte global per nga natyra. Vuk Jeremic, Ministri i Jashtem i Serbise, i cili udhehoqi kundershtimin e Deklarates se Pavaresise se Kosoves, thoshte se thyerja e modelit te shtetit-komb do te jete si carja e xhamit, dhe kjo do te mund te perhapej gjeresisht e te bente dem te madh. Duke folur para shkeputjes formale te Kosoves nga Serbia me 2008, Jeremic permendte raste pertej Ballkanit, shembuj te tille si Sudani, qe ka gjasa te ndahet pergjysme ne kete dimer. Sipas Jeremic, “ne Afrike jane rreth 50 Kosova qe presin". Pranimi nderkombetar i aktit te njeanshem te Kosoves "do te ishte nje sinjal shume i rrezikshem, sinjal per te cilin nuk ka rregulla. Serbia deshiron te luaje sipas rregullave. Thjesht, nuk mund te thoni se ato nuk vlejne me". Presidenti i Serbise, Boris Tadic, e perseriti kete argument ketyre diteve. Nje vendim ne favor te Kosoves "do t’i destabilizonte shume rajone te botes", tha ai. Tash kur friket me te keqija te Serbise jane bere realitet, mbetet per t'u pare nese parashikimet e tilla te tmerrshme do te deshmohen te sakta. Thene thjesht, mendimi i vonuar keshillimor i Gjykates Boterore veshtire te kete qene befasi, por tash ai duhet te menaxhohet politikisht ne qofte se deshirohen te shmangen konfliktet e reja, potencialisht ne veriun e Kosoves, qe eshte i perzier etnikisht. Ne fund, vendimi ishte me shume nje ceshtje e realpolitikes pragmatiste, sesa e analizimit te kujdesshem te se drejtes nderkombetare. SHBA, perkrahesja kryesore e Kosoves, gjate gjithe kohes ishte e palekundur ne qendrimin se opinioni i Gjykates do te kete pak ndikim praktik, nje mendim ky i perseritur nga Tony Blair gjate nje vizite ne Kosove jave me pare. Joe Biden, Zevendespresidenti Amerikan, theksoi gjithashtu se pavaresia ishte gje e kryer, nderkohe qe ne Washington ia shtroi qilimin e kuq Kryeministrit Hashim Thaci.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe tha se pavaresia nuk ishte, ne radhe te pare, ceshtje e ligjit. "Ne nuk besojme se deklaratat e pavaresise jane akte ligjore, ligjshmeria e te cilave miratohet apo hidhet poshte nga Gjykata Nderkombetare. Ato jane fakte politike qe duhen te krijohen permes realiteteve politike". SHBA’ja ka pervoje ne kete departament. Ne 1776, pavaresia amerikane erdhi me gryke te pushkes, e jo pas padise ndaj Xhorxhit te Trete.
Pavaresisht kundershtimeve te tyre, qe do te vazhdojne te jene te gjata dhe plot zemerim, Serbia dhe perkrahesja kryesore e saj, Rusia, ne nje menyre e kane pritur kete rezultat. Puna me e mire qe mund ta bejne ato tash eshte qe ta kthejne vendimin ne favorin e tyre maksimal, e jo ta luajne lojen e plengprishesve ne Asamblene e Pergjithshme te OKB’se (e cila duhet ta miratoje vendimin). Nje qasje e duhur eshte te pranohen bisedimet teknike te propozuara nga BE’ja, per krijimin e nje “pajtimi per mospajtim” pragmatik ne mes te Beogradit dhe Prishtines, nderkohe qe me stilin “jep per te marre” te kerkohet mbeshtetje per perteritjen e perpjekjeve per avancimin e kerkeses se Serbise per anetaresim ne BE.
SHBA mund te mendoje se ka fituar. Por, Rusia mund te fitoje ne dy aspekte, jo vetem sa i perket nderhyrjes ne Gjeorgji. Deshtimi i Gjykates per te kundershtuar shkeputjen e Kosoves "do ta dobesoje automatikisht argumentin e Perendimit kunder njohjes se pavaresise se Abkhazise dhe Osetise se Jugut nga Rusia", tha Petr Iskenderov nga Akademia Ruse e Shkencave, per revisten International Affairs. Sipas tij, Moska gjithashtu mund ta perdore kete vendim qe te insistoje ne “modifikimin” e qasjes se bashkesise nderkombetare per konfliktet e ngrira ne rajonet e Ballkanit dhe Kaspikut qe i prekin interesat e saja, si konflikti midis Armenise dhe Azerbajxhanit rreth enklaves se Nagorni-Karabakut, i cili kerkon shkeputje. Serbia tash perballet me mundesine e rritjes se njohjeve nderkombetare te Kosoves dhe anetaresimin ne OKB, si dhe humbjen e perhershme te territorit te cilin e konsideron si pjese percaktuese te sovranitetit dhe historise se saj. Njekohesisht, asaj i hapen dyert per ne Europe. Kjo eshte nje pilule e hidhur per t’u gelltitur, e cila mund te shkaktoje konflikte te brendshme politike. Por, me largimin e pluhurit, mendja e shendoshe dhe interesi mund t’ia imponojne pranimin e rezultatit. Ashtu si Betejen e Kosoves ne 1389, e cila ishte shume e rendesishme per identitetin e saj, Serbia e ka humbur edhe betejen moderne per Kosoven.
*”The Guardian”