E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumania dhe Spanja kembengulin: Jo njohjes se Kosoves

Qeveria e Spanjes "edhe me tutje qendron ne pozicionin qe te mos e njohe Kosoven dhe kerkon arritjen e marreveshjes ndermjet dy paleve me dialog", deklaroi mbreme ne Madrid, pas mbledhjes se qeverise se Spanjes, zevendes kryeministrja Marija Teresa Fernandes de la Vega. Ajo ka theksuar se duhet te arrihet "zgjidhje e konfliktit nepermjet dialogut, sepse kjo eshte e vetmja rruge e mundshme". Zevendes kryeministrja e Spanjes, metutje i ka hedhur poshte pretendimet se mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, se pavaresia e Kosoves ishte legjitime, do t'i nxise kerkesat separatiste ne Spanje, duke theksuar se "eshte joreale te krahasohet Spanja me Ballkanin".
Sakaq edhe Rumania nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves, pavaresisht vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, i cili mbeshtet shkeputjen e Kosoves nga Serbia, thuhet ne deklaraten e Ministrise se Jashtme rumune. "Ministria ripohon qendrimin e saj, te shprehur vazhdimisht ne vitet e fundit, se nuk do ta njohe Kosoven si shtet te pavarur. Ne respektojme ligjin nderkombetar dhe Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, por kjo e fundit e ka trajtuar 'shume ngushte' ceshtjen", thuhet ne deklarate. Bukureshti po ashtu u beri thirrje Prishtnes dhe Beogradit "te rifillojne dialogun per te gjetur nje zgjidhje qe korrespondon me interesat e te dyja paleve dhe qe siguron stabilitet dhe te ardhme evropiane per rajonin".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›