Leksioni i Kosoves per Serbine
Nga Patrick Moore
Me 22 korrik, Serbia perjetoi nje disfate tjeter. Nga fillimi i viteve te 90-ta, nisi dhe humbi kater luftera: ne Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosove. Por, disfata kesaj radhe ndodhi ne zyrat e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, si pergjigje per nje ceshtje qe vete Serbia e kishte iniciuar. Fillimisht, Serbia zgjodhi vendin e betejes (Hagen), pastaj kesaj ceshtjeje i dha rendesi te madhe politike e juridike dhe perfundimisht pesoi disfate. Argumentet e saj juridike kunder pavaresise se Kosoves tash jane te vdekura. Para shkurtit te vitit 2008, po keta lidere te Serbise kishin vene theksin te disa argumente tjera qe po ashtu kane vdekur – ata kishin parashikuar se ne Kosove do te kete kryengritje dhe jo stabilitet. Dhe trazirat e vetme erdhen nga serbet. Trazirat erdhen nga bandat ne veri te Mitrovices, nga udheheqja e korruptuar ne Banja Lluke qe bllokon reformat kushtetuese ne Bosnje dhe nga udheheqja e Beogradit qe refuzon te le kosovaret te ndertojne te ardhmen e tyre.
Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic u kushtoi shume para taksapaguesve serbe duke fluturuar neper gjithe globin per te bere probleme per kosovaret. Duke pasuar vendimin e GJND-se, Beogradi zyrtar tash duket se ka deshtuar edhe ne argumentin e trete, sipas te cilit nuk eshte e drejte qe kosovaret “te marrin te gjitha” dhe serbet “asgje”.
Kane harruar se plani i Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosoves permbajne shume gjera per serbet. Nuk njoh vend tjeter ne bote ku pakica qe perben 5 per qind te popullates te kete te garantuar 10 vende ne parlamentin me 120 deputete. Dhe kuptohet, ne gjithashtu mbajme mend nje rregull politike nga antika, sipas te ciles popujt qe fillojne dhe humbasin luftera duhet te presin te humbasin edhe territore.
Eshte koha qe Beogradi te nderprese praktiken e shfrytezimit te Kosoves per te zhvendosur vemendjen nga problemet e brendshme, ne vend se te luftoj krimin, korrupsionin dhe varferine.
Serbia duhet te kerkoje integrimet evropiane dhe te pushoje se qeni burim i jo stabilitetit ne Ballkan. Ashtu sic i tha zevendespresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, presidentit te Serbise Boris Tadic, ne biseden telefonike, Beogradi duhet te punoj “ne fryme konstruktive per te zgjidhur ceshtjet praktike me Kosoven dhe te avancoi jeten e popullit ne Kosove, Serbi dhe rajon”. Vendimi i GJND-se ishte mesim edhe per tjeret qe tentuan te ndalnin Kosoven te ndertoi te ardhmen e vet ne paqe.
Zedhenesi i Stejt Departamentit ftoi Evropen “te bashkohet pas te ardhmes se perbashket”, ndersa disa ore me vone sekretarja amerikane e shtetit Hilari Clinton tha se “Kosova eshte shtet i pavarur, ndersa territori i saj i paprekshem.
Kurse ne Hage, Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, beri gjithashtu ftese pas vendimit te GJND-se. “Ftojme te gjitha vendet te levizin pertej ceshtjes se statusit te Kosoves dhe te angazhohen ne forme konstruktive ne mbeshtetje te paqes dhe stabilitetit ne Ballkan. Ne ftojme te gjitha vendet qe nuk kane njohur Kosoven, ta bejne nje gje te tille”.
Mesazh shume i qarte. Eshte apel i drejtperdrejte vendeve qe kane refuzuar te njohin Kosoven per shkak te problemeve te brendshme sic jane Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe e aleati i besuar i Serbise, Greqia. GJND-ja e ka bere te qarte se rasti i Kosoves ishte dic speciale dhe nuk ka asnje kuptim te krahasohet me Katalonine, Transilvanine, Sllovakine e jugut, Qipron veriore ose te tjera. Ka ardhur koha per Spanjen dhe te tjeret qe te zgjidhin problemet e tyre te brendshme, pa u bere barre e Kosoves.
Kuptohet askush nuk mund te pret qe diktaturat autoritare sic jane Rusia dhe Kina te mesojne nga GJND-ja dhe rrjedhimisht reagimet negative nga Moska dhe Pekini nuk paraqesin befasi. Per fat te keq, edhe ndonje demokraci evropiane, sic eshte Sllovakia, duket e pavullnetshme te mesoi leksionin. Ministri i Jashtem i Sllovakise, Mikulash Xhurinda, thote se vendimi i GJND-se “nuk ka ndryshuar asgje” per Sllovakine. Asgje!? GJND-ja shpartalloi gjithe argumentimin juridik te Serbise! Mbase eshte koha qe zonja Clinton dhe kolege tjere te saj te perkujtojne zotin Xhurinda se qeveria e tij duhet te zgjidhe problemin me hungarezet, por jo ne formen qe kosovaret te paguajne cmimin.