Në parlamentin e ri, vetëm 15 femra
Ndonëse u bë përpjekje të mëdha për të plotësuar kuotën femrave në parlamentin e ardhshëm, ashtu siç e kërkuan ndërkombëtarët, ky standard vetëm u keqpërdor nga të 2 forcat politike, pasi në rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit, kanë dalë vetëm 21 femra që do të jenë përfaqësuese të popullit në parlament. E përthyer kjo në përqindje i bie jo më shumë se 15 %.
Ndonëse forcat politike kishin në listat e tyre 30 % femra, siç edhe pritej pas votimit rezulton se në sallën e Kuvendit me 140 deputete do të ulen 15 % femra. E parë sipas krahëve të politikes, e majta ka përfaqësim më të madh femëror me 11 deputet kundrejt 10 deputeteve që përfaqësojnë të djathtën. Ndërsa e ndare sipas qarqeve 10 prej tyre përfaqësohen me femra. Numrin më të madh të femrave deputete e ka Tirana në një kohe që dy qarqet e vendit, Kukësi dhe Dibra nuk sjellin asnjë përfaqësues të seksit femër. Ne listën prej 21 femrash, gjashtë kanë qene deputete dhe më parë të tilla janë kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj, si dhe emra të tjerë Arta Dade, Arenca Trashani, Majlinda Bregu, Ermelinda Meksi dhe Lajla Pernaska, me 15 prurjet e reja femra ku spikasin Vasilika Hysi, Mesila Doda, Albana Vokshi, Rudina Seseri, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Parlamenti qe del nga këto zgjedhje ka numrin më të lartë të përfaqësimit të femrave krahasuar më të gjithë parlamentet e mëparshme shqiptare.