Fundi i prillit zyrtarizon kandidaturat

10/04/2005 Tre partitë kryesore parashikojnë zhvillimin e votimeve nga 22 deri më 29 të këtij muaji
Fundi i muajit prill do të shënojë zyrtarizimin e kandidaturave të partive kryesore në vend. Ndërsa do të jetë muaji maj, që do të zyrtarizojë fushatën elektorale prej partive politike. Nisja e takimeve me zgjedhësit do të nisë gjatë muajit të ardhshëm dhe pse, sipas Kodit Zgjedhor, fushata duhet të fillojë në muajin qershor.
Kandidatët
Partia Demokratike ka vendosur që më 21-22 prill të startojë Kuvendin, ku veç ndryshimeve në statutin e partisë do të votohen dhe emrat e kandidatëve për deputetë. Në këto votime do të zyrtarizohet dhe futja në konkurrim të anëtarëve të Komitetit të Orientimit të Politikave që është struktura më e re e demokratëve. Megjithatë, ndryshimet në statutin e kësaj partie do të jenë thelbësore në zhvillimin e fushatës elektorale. Kjo sepse, kandidimi i figurave të reja, sipas statutit aktual duhet të jetë dhe konform viteve që një konkurrent ka si anëtar i partisë.
Nga ana tjetër, socialistët nuk kanë ende një datë të saktë se kur do të jetë kongresi i radhës, ku do të jepen qartë emrat e kandidatëve për deputetë. Burimet kanë bërë të ditur se kongresi do të zhvillohet më 22 ose më 29 prill. Do të jetë mbledhja e Kryesisë së javës së ardhshme që do të përcaktojë më qartë se cili do të jetë veprimi i PS-së. në këtë mbledhje do të përcaktohet data e saktë e për mbledhjen e kongresit jo elektoral.
Lëvizja Socialiste për Integrim, do të zhvillojë një Kuvend elektoral në fund të muajit prill, ose në fillim të majit, ku do të ketë një zyrtarizim të emrave. LSI ka vendosur që në listën e mandateve që do të jepen nga proporcionali, do të fitojnë ata kandidatë që fitojnë më shumë vota në proporcional dhe në mazhoritar së bashku. Kjo do të shmang mundësinë që në rrethe të ndryshme të ketë marrëveshje mes kandidatëve të LSI-së dhe forcave të tjera politike. Gjithsesi duket se do të jetë fundi i muajit prill që do të qartësojë pozicionet e të gjitha partive politike në vend, duke hapur dhe garën elektorale.
Financimet
Sipas përcaktimeve të bëra në Kodin Zgjedhor, financimet që i kalojnë të 100 mijë lekët duhet të deklarohen se nga kanë ardhur. Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të ketë detyrën e verifikimit të këtyre fondeve. Madje, në Kod është vendosur dhe një kufi për shpenzimet që do të bëjë një parti gjatë zgjedhjeve. Në Kod theksohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të nisë ndarjen e fondit që jepet nga Buxheti i Shtetit, një javë para nisjes së fushatës elektorale. Ndërsa partitë, të cilat nuk marrin mbi 2.5 për qind të votave të elektoratit, duhet të kthejnë këto financime që jepen nga Buxheti i Shtetit shqiptar.
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ende nuk ka vendosur për datën e zhvillimit të zgjedhjeve, ndërkohë që afati i fundit, i parashikuar nga ligji, është data 18 qershor. Kjo çështje është bërë objekt debati mes PS-së dhe PD-së, të cilat kanë pikëpamje të ndryshme për sa i përket caktimit të datës se kur do të zhvillohen votimet. Vetë Presidenti u ka kërkuar partive politike të reagojnë, lidhur me këtë çështje, me qëllim që të vendoset një datë konsensuale. Ndërkohë të hënën opozita pritet të paraqesë në Presidencë kërkesën zyrtare për afrimin e datës së zgjedhjeve më 26 qereshor. Sipas burimeve në PD, gjatë kësaj kohe që pas përfundimit të tryezës, nënkryetari Bamir Topi ka zhvilluar takime me eksponentë të majtë, por edhe me Presidentin Moisiu. Topi shprehet se dërgimi i letrës në Presidencë është vetëm një formalitet zyrtar, pasi është vënë re një mungesë e vullnetit politik të mazhorancës për këtë çështje. Jo shumë kohë më parë partitë e opozitës u mblodhën në një tryezë nga ku dolën me një qëndrim të përbashkët për afrimin e datës së zgjedhjeve. Nga ana e tyre, partitë e opozitës pretendojnë se zhvillimi i zgjedhjeve në muajt e nxehtë të verës do të prekte integritetin e tyre për shkak se elektorati është me pushime. Opozita është e mendimit se infrastruktura e vendit nuk ofron kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve në këto muaj. Kërkesa e partive opozitare duket se ka hasur në kundërshtimin e PS-së, e cila ka deklaruar se zgjedhjet do të zhvillohen në datën e caktuar nga Kushtetuta. Në bazë të Kushtetutës, zgjedhjet zhvillohen 60 deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të parlamentit aktual, pra në muajt korrik ose gusht. Gjithsesi Presidenti deklaron se është në pritje të reagimit të partive politike.
Fieri
Në Fier, PS do të kandidojë me një mori emrash të njohur për aktivitetin e tyre politik si Ylli Bufi, Petro Koçi, Kastriot Islami, Albert Çaçi, apo dhe Blendi Klosi dhe Artan Lame. Ndërkohë, opozita ende nuk ka vendosur përfundimisht për emrat që do të kandidojnë në Fier. Deri më tani janë përfolur Hasan Halili, Ibrahim Morina, ndërsa një zonë parashikohet të lihet e lirë për PR-në. LSI paraqet deri më tani Dritan Priftin, Fatos Klosin, Tokli Thomai dhe Spartak Brahon.
PS
Fier
Ylli Bufi
Petro Koçi
Rajmonda Stefa
Kastriot Islami
Artan Lame
Albert Çaçi
Blendi Klosi
Fier PD
Hasan Halili
PR Mediu
Ibrahim Morina
LSI
Dritan Prifti
Spartak Braho
Fatos Klosi
Tokli Thomai
Vlora
Një qytet ku pritet të nxehet beteja elektorale mes PS-së, LSI-së dhe PD-së është dhe Qarku i Vlorës. Në njërën prej zonave të këtij Qarku kandidon dhe kryetari i PS-së, Fatos Nano, ndërsa Arben Malaj, Aldrin Dalipi, Sokrat Sinaj dhe Mezan Malaj janë disa nga kandidaturat e tjera. PD-ja, duke kërkuar me çdo kusht rritje elektorale në këtë qytet, propozon Fatos Bejën, Ardian Kollozi, Bujar Leskaj etj. Ndërsa LSI në Vlorë do të ketë Sabit Brokajn, Eduart Alushin, Limoz Dizdarin.
Vlorë PS
Fatos Nano
Arben Malaj
Artan Nelaj
Mezan Malaj
Arben Isaraj
Stefan Çipa
Sokrat Sinaj
Aldrin Dalipi
PD
Ardian Kollozi
Fatos Beja
Armando Bora
Bujar Leskaj
Xhevahir Rexhepi
Genc Panajaqi
Duka Muço
Dhimtraq Capa
Ylli Pirro, Sarandë
LSI
Sabit Brokaj
Limoz Dizdari
Eduart Alushi
Korça
Korça është qyteti që konsiderohet si i paparashikueshëm nga forcat e mëdha politike në vend. Nga ana e saj, PS-ja do të përfaqësohet në rrethin juglindor me emra të tillë si Ben Blushi, Fatmir Xhafa, Agim Isaku, Pandeli Majko, Maqo Lakrori etj., ndërsa PD-ja me Ritvan Boden, Gjergi Pendavili, Eris Hoxha, Ilir Rusmali etj. Përballë tyre, LSI vendos Filloreta Kodrën, Lefter Maliqin, Eduart Belegu dhe Riza Ashimi.
PS
Ben Blushi
Pandeli Majko
Fatmir Xhafa
Maqo Lakrori
Ahmet Hoxhallari
Agim Isaku
Ilir Kulla
PD
Ritvan Bode
Gjergji Pendavili
Edmond Spaho
Mehmet Hoxha
Ilir Rusmali
Uran Butka
Besnik Jacelli
Eris Hoxha
LSI
Filloreta Kodrën
Lefter Maliqin
Eduart Belegu
Riza Ashimi
Shkodër
Në Qarkun e Shkodrës, të dyja forcat e mëdha politike kanë preferuar të mos rrezikojnë me lëvizje kandidaturash. PD-ja ka lënë një zonë të lirë për PDR-në. Nga PS-ja kandidojnë në të njëjtën zonë ku janë zgjedhur katër vjet më parë Viktor Doda dhe Lekë Çukaj, ndërsa për PD-në Jozefina Topalli, Pjetër Arbnori, Astrit Bushati, Aldo Bumçi, Rexhep Uka dhe Nard Ndoka. LSI pritet të ketë Ardian Dajti, Dritan Ylli, Sokol Aliti, Artan Mesi, Esmeralda Uruçin dhe Qemal Elezin.
PD
Jozefina Topalli
Aldo Bumçi
Astrit Bushati
Pjetër Arbnori
Rexhep Uka
Nard Ndoka
PS
Viktor Doda
Lekë Çukaj
Ndue Doda
Paulin Strekaj
Ramadan Hasani
Adrian Kimça
LSI
Ardian Dajti
Dritan Ylli
Sokol Aliti
Artan Mesi
Qemal Elezi
Esmeralda Uruçi
Elbasani
Partia Socialiste nuk ka ngurruar që të lëshojë në Elbasan në zona të ndryshme arsenalin politik të saj. Valentina Leskaj, Ilir Zela, Namik Dokle, Taulant Dedja dhe Elmaz Sherifi janë disa nga emrat që priten të kandidojnë në këtë qytet. PD pritet të përgjigjet me emrat e Aurel Bylykbashit, Omer Stringës, Shefqet Deliallisit apo Flamur Shehut. Ndërkohë që një zonë parashikohet të lihet e lirë për PR-në.
PS
Valentina Leskaj
Tauland Balla
Namik Dokle
Ilir Zela
Qazim Sejdini
Ndriçim Hysa
Tauland Dedja
Elmaz Sherifi
PD
Aurel Bylykbashi
Omer Stringa
Shefqet Deliallisi
Mimoza Sanku
Mehmet Ibaj
Zonë e lirë PR
Luan Malltezi
Skënder Çota
Flamur Shehu
Durrës
Durrësit është një tjetër rreth, ku pritet të ndizet ethshëm beteja elektorale e verës 2005. PS-ja pritet të hedhë në përballjen e ardhshme elektorale emrat e Agron Dukës, Gazmend Bizhgës, Emin Barçit apo Natasha Paços. Ndërkohë që opozita pritet të fusë në garë kandidatura të tilla si Sokol Olldashi, Sami Gjergji, Elida Reçi, Genc Juka, Astrit Patozi etj. Një zonë pritet të lihet nga PD-ja për reformatorët e Pollos. LSI pritet të ketë Arian Çaushin, Melsi Labin dhe Elvira Bletën.
Durrës PS
Agron Duka
Gazmir Bizhga
Gjergji Koja
Emin Barçi
Natasha Paço
Sokol Kokomani
Durrës PD
Genc Juka
Elida Reçi
Sami Gjergji- Ishëm
Sokol Olldashi -Shijak
Armand Teliti
Zone e lirë PDR-së