Qeverisja e Pakicës
10/04/2005 Propozimi i fundit i opozitës, dhe liderit të saj Sali Berisha për të njësuar votën për kandidatin me votën për partinë, ka nxitur mjaft debat në skenën politike në vend. Në thelb, ky propozim synon që të eliminojë mundësinë e asaj që është emërtuar ‘dushku i madh’, sipas deformimit elektoral të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, ku nga një zonë e vetme elektorale u prodhuan nëntë deputetë. Sipas këtij modeli, që tashmë ka rezultuar “i skusesshëm”, partitë kryesore mund të përdorin aleatët e vegjël për të përfituar maksimumin e mundshëm nga proporcionali. Për të arritur diçka të tillë një parti politike mund t’i kërkojë elektoratit të saj që në zona elektorale të caktuara të votojë kandidatin e saj dhe partinë aleate. Në këtë mënyrë merret maksimumi i mundshëm si nga maxhoritari ashtu edhe nga proporcionali, duke i rritur shanset e një force të caktuar politike për të fituar shumicën qeverisëse bashkë me aleatët edhe nëse nuk merr shumicën e votave në zgjedhje. Në fakt, një skenar i tillë nuk është aspak teorik, pasi Partia Socialdemokrate, e Skënder Gjinushit, ka deklaruar haptas se do ta përdorë një metodë të tillë në zgjedhje në bashkëpunim me Partinë Socialiste, pasi një skemë e tillë është legale. Ndonëse sistemi ynë elektoral e lejon diçka të tillë, ajo nuk është aspak legjitime, ose më saktë e moralshme, pasi mund të deformojë dukshëm vullnetin elektoral, sikurse është provuar tashmë nga ‘dushku i vogël’. Ajo në thelb i kundërvihet njërit prej parimeve themelore mbi të cilat është ndërtuar sistemi ynë elektoral: qeverisje e bazuar në vullnetin e shumicës. Për ta kuptuar diçka të tillë është e rëndësishme që së pari t’i hedhim një vështrim të shkurtër sistemit elektoral.
Në thelb çdo sistem elektoral synon të arrijë dy synime, që shpesh mund të jenë kontradiktore: përfaqësimin dhe qeverisjen. Në përgjithësi, sistemi proporcional prodhon shumë përfaqësim, por pak qeverisje. Në njërën anë një sistem i tillë i jep mundësinë e përfaqësimit në parlament shumë forcave politike, pra prodhon përfaqësim, ndërsa nga ana tjetër ai e bën të vështirë qeverisjen, pasi ajo përgjithësisht bëhet vetëm nëpërmjet koalicioneve, që shpesh janë të paqendrueshëm. Kurse sistemi mazhoritar prodhon efektin e kundërt, eliminon partitë e vogla dhe redukton mundësinë e daljes së partive të reja përtej dy partive kryesore, por e bën më të mundshme një qeverisje stabël, pasi njëra nga forcat politike ka shumicën e duhur për të formuar qeverinë.
Në Shqipëri, në mënyrë që të arrihet sa më mirë si qeverisja ashtu edhe përfaqësimi, është përdorur një sistem i përzier, ku 100 vende në parlament merren nëpërmjet sistemit mazhoritar dhe 40 nëpërmjet proporcionalit. Në thelb, ky sistem synon që të prodhojë shumicën e nevojshme për qeverisje, por edhe përfaqësimin në parlament të sa më shumë forcave politike, çka, pavarësisht manipulimeve elektorale, është arritur. Në fakt formula elektorale shqiptare është një nga më të vlerësuarat dhe që po përdoret gjithnjë e më shumë në botë, pavarësisht se në Shqipëri ajo nuk ka dhënë gjithmonë rezultatet e dëshiruara, për nga vetë mënyra se si është abuzuar me zgjedhjet dhe si është manipuluar sistemi elektoral.
Në thelb të manipulimit dhe deformimit të sistemit elektoral ka qenë fakti që vota e partisë është e ndarë nga ajo e kandidatit. Duke shfrytëzuar këtë fakt në zgjedhjet parlamentare të 2001, Partia Socialiste mundi ta rriste së tepërmi shumicën e saj parlamentare shpesh nëpërmjet partive ‘fantazëm’. Në këtë mënyrë u arrit artificialisht ‘përfaqësimi’ në parlament i partive si ajo Agrare, elektorati i të cilave është shumë i dyshimtë për të mos thënë inekzistent, përtej atyre grupimeve që mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qenia në pushtet e partive të tilla. Kështu, nëpërmjet këtij mekanizmi arrihet një pseudopërfaqësim, pasi përqindja elektorale dhe numri i vendeve në parlament i partive fantazëm rritet në mënyrë artificiale, thjesht për të formuar shumicën qeverisëse. Kjo rrjedhimisht prodhon një qeverisje jolegjitime, pasi ajo bazohet mbi një deformim të vullnetit elektoral. Një strategji e tillë, ndonëse nuk përbën asnjë shkelje ligjore, mund ta deformojë ndjeshëm vullnetin elektoral, duke prodhuar një qeverisje nga pakica, të bazuar mbi parti që nuk kanë një elektorat të tyre.
Nuk është rastësi që propozimi i opozitës është kundërshtuar me ashpërsinë më të madhe nga disa pseudoparti, si Partia Aleanca Demokratike e Neritan Cekës, të cilat përfitojnë ndjeshëm nga deformimi i sistemit elektoral, duke fryrë nëpërmjet elektoratit të PS-së përqindjen e tyre tepër të dyshimtë elektorale dhe rrjedhimisht dhe numrin e deputetëve që marrin në parlament. Argumentet që ata ofrojnë për të kundërshtuar propozimin për njësimin e votës së kandidatit me subjektin elektoral, janë një provë më shumë se për ta deformimi i vullnetit elektoral nuk është aspak një shqetësim thelbësor. Si në shumë raste të tjera, për ta hedhur poshtë propozimin në fjalë, ata i referohen me shumë dashuri Kushtetutës, të cilën e trajtojnë me po aq ngurtësi sa edhe doktrinën marksiste dikur, duke mbrojtur gërmën dhe jo frymën e Kushtetutës.
Kjo nuk do të thotë aspak se propozimi i opozitës për njësimin e votës së kandidatit me subjektin politik nuk duhet debatuar. Mund të ofrohen edhe një sërë argumentesh parimor kundër këtij propozimi. Kështu është mëse normale që një propozim i tillë të kritikohet, pasi i heq votuesit mundësinë për të zgjedhur midis kandidatit dhe subjektit. Mund të ketë shumë votues që dëshirojnë të votojnë për një kandidat të caktuar, por jo për forcën politike që ai ose ajo përfaqëson. Kjo është një e drejtë si legjitime ashtu edhe demokratike e çdo votuesi. Njësimi i votës së kandidatit me subjektin e eliminon diçka të tillë. Ky do të ishte një argument legjitim dhe mjaft parimor, që duhet vlerësuar në raport me rrezikun që mund të prodhojë manipulimi i sistemit zgjedhor si pasojë e ndarjes së votës së partisë nga ajo e kandidatit. Por, diçka e tillë nuk është ofruar aspak nga partia në pushtet dhe aleatët e saj, të cilët deri tani thjesht e kanë quajtur një propozim të tillë antikushtetues, por pa na thënë se cilin parim të Kushtetutës dhunon ky propozim. Gjë që na bën të dyshojmë se kundërshtimi i tyre nuk ka të bëjë aspak me çështje parimore, por thjesht me faktin se propozimi në fjalë u heq mundësinë të mbajnë pushtetin edhe kur shumica e elektoratit nuk voton për ta.