Gjinushi: E majta fiton vetëm e bashkuar
10/04/2005 Kreu i PSD kundër ndryshimit në Kod
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka ritheksuar bashkimin e forcave të majta të politikës shqiptare, si kusht për të fituar zgjedhjet dhe për të mos lejuar ardhjen e së djathtës në pushtet. Gjatë Kongresit të Gruas Socialdemokrate, kreu i PSD-së ka kundërshtuar amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike për bashkimin e votës së kandidatit për deputet ma atë të subjektit. Sipas Gjinushit, “Fitorja e PSD-së nuk mbështetet në “dushq“. „Për Dushk flasin ata që e përdorën atë kundër nesh si PSD dhe vetë të majtët. Më çudit fakti që këta majtë, që shqetësohen nga fitorja e së majtës. E ndonjë ish-yni po ndjen lodhje, duke shprehur panik për rifitoren tonë, duke treguar se disa nuk e mbajnë dot peshën e politikës“, tha Gjinushi. Në këtë mënyrë, Gjinushi ka kritikuar dhe ato forca të majta, që aktualisht janë pozicionuar në krah të kundërt me interesat e PS-së dhe PSD-së. Ndërkohë, kreu i PSD-së qartëson se taktikat e vetme që do të përdoren nga e majta për këto zgjedhje do të jenë vetëm “taktika konform kodit të hartuar me konsensusin e dy partive, dhe kjo është taktika e fitores. Rregullat duke qenë të barabarta për të gjitha palët, nuk ka pse të shqetësohet kurrkush“. Gjithashtu, ai shprehet se fenomeni "Dushk" i shpërndarjes së votave nuk do të përsëritet në këto zgjedhje.