E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Nano sot në Kongresin e grave të PS

10/04/2005  Gratë socialiste mbledhin sot kongresin e tyre. Në këtë kongres do të shqyrtohen çështje të tilla si rritja e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarjen politike të Partisë Socialiste dhe të vendit. Delegatet socialiste do të shqyrtojnë dhe miratojnë programin elektoral për zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere. Në këtë kongres pritet të mbajë dhe një fjalim kryetari i PS-së, Fatos Nano, si dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili gjithmonë ka treguar një mbështetje të fuqishme për femrat në poste drejtuese. Në kongres janë ftuar dhe përafqësuese të forumeve simotra në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu janë ftuar dhe përfaqësuese të forumeve homologe në Shqipëri. Disa nga çështjet që do të trajtohen në këto kongres janë bashkëpunimi i forumit të grave socialiste me PS-së për të rritur kështu shancet e kësaj force për të fituar zgjedhjet. Plani elektoral i grave socialiste parashikon që në këto zgjedhje ky forum të përafqësohet me mbi 25 emra konkretë për kandidate për deputete. Tashmë kjo listë do të ratifikohet nga strukturat drejtuese të PS-së për të marrë dhe miratimin përfundimtar nga kongresi i kësaj partie. Vetëm dy vjet më parë nga kongresi i PS-së është hedhur poshtë rritja e përqindjes së përfaqësimit të grave në politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›