Fundjavë e nxehtë

Sipas meteorologëve, në fundjavë parashikohen temperatura deri në 38 gradë, ndërsa këtë të shtunë ato kanë arritur deri në 36 gradë në disa qytete.
Temperaturat ditën e sotme parashikohet të arrijnë në vlerat maksimale 35-36 gradë celsius, të cilat do të regjistrohen në Gjirokastër dhe Berat. Vendi do të ndikohet nga vlera normale te presionit atmosferik dhe masave ajrore te nxehta dhe te thata. Ndryshe nga fillimi i javës, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Era do te jetë me drejtim verilindje me shpejtësi deri në 7m/s. Deti i forcës 2 me lartësi vale deri në 0.5m. Gjatë ditës së nesërme, temperaturat do të jenë në vendet malore 15/35, vendet e ulëta 19/38 dhe në bregdet 23/36. Mjekët këshillojnë të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes nga ndikimi i temperaturave të larta, sidomos me daljet në orët e pikut. /Start/
2012-07-28 11:29