Fundjavë e përgjakshme në rrugë, 7 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur
Shënohen aksidente të rënda në Tiranë, Korçë dhe Librazhd
Më shumë se 7 persona kanë gjetur vdekjen dhe 20 të tjerë janë plagosur. Ky është bilanci tragjik i shkaktuar në dhjetëra aksidente të ndodhura 36 orët e fundit në rrugët e vendit tonë, për shkak të motit të keq dhe fluksit të madh të automjeteve në këto ditë të fundvitit. Burimet policore raportojnë për aksidente të rënda automobilistike në Tiranë, Librazhd, Korçë, Laç dhe zona të tjera. Numri më i madh i viktimave u regjistrua në afërsi të Rinasit, ku gjetën vdekjen katër persona. Megjithë alarmin e dhënë nga policia rrugore, sërish ka një numër të lartë viktimash në periudhën e festave të fundvitit.
Katër viktima
Katër persona kanë humbur jetën mëngjesin e djeshëm në një aksident automobilistik të ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Vorë, kur një makinë me targa të huaja ka dalë nga rruga në vendin e njohur si “Ahmetaq”. Devijimi dhe më tej përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa të 4 udhëtarët që ishin brenda makinës kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia bën me dije targën e automjetit të përfshirë në aksident, një makinë me targa të huaja AV 066 YK. Pas hetimeve për ngjarjen, policia ka mundur të bëjë identifikimin e viktimave. Ata janë emigrantë shqiptarë që punojnë e jetojnë në Itali. Viktimat janë Orjent Muça 25-vjeç, Ilir Haxhi 28 vjeç, Redi Pina 19 vjeç dhe Lorenc Pina 28 vjeç, të gjithë nga qyteti i Durrësit. Në momentin e aksidentit, makina drejtohej nga 28-vjeçari Lorenc Pina. Grupi i ekspertëve ka pohuar se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë ose e lagështisë së rrugës, gjë që ka çuar në përplasjen e automjetit me një reklamë anësore të autostradës.
Aksidenti në Korçë
Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një të riu 23-vjeçar, në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ndodhi të shtunën në mesditë, pranë fshatit Pirg. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke identifikuar viktimën. Sipas burimeve zyrtare, i aksidentuari me vdekje është shtetasi Fatos Kaloshi nga Peshkopia, i cili ishte duke udhëtuar me mjetin tip Benz, me targë TR 6887 R , i drejtuar nga Genti Lela. Burime nga policia bëjnë të ditur se makina e drejtuar nga Lela është përplasur me një kamion me targa të Turqisë. Drejtuesi i mjetit është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë si shkaktari kryesor i aksidentit. Efektivat e Policisë së Korçës filluan hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që pritet edhe ekspertimi i plotë autoteknik i mjeteve.
Katër të plagosur
Përplasja mes dy makinave në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën Librazhd-Përrenjas, shkaktoi plagosjen e katër qytetarëve që udhëtonin në njërën nga makinat.
Burime të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi kur një mjet tip Benz, me targë TR 0354 J, i cili drejtohej nga 41-vjeçari Xhevdet Alliu, u përplas me mjetin tip Renault, me targë LB 1294 A, i cili drejtohej nga 52-vjeçari me iniciale H. P.. Nga përplasja u plagosën rëndë drejtuesi i makinës me targë të Librazhdit si dhe tre udhëtarët që ndodheshin në këtë makinë, 25, 26 e 45 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd e Përrenjas.
Pas aksidentit, drejtuesi i makinës me targa të Tiranës u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap nga policia disa minuta më vonë dhe ndodhet i arrestuar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Librazhdit. Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por duke parë se gjendja e tyre ishte shumë e rëndë u dërguan më pas për një trajtim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Grupi hetimor, i cili këqyri vendin e ngjarjes, konstatoi se shkak i aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit raportojnë për aksidente edhe në rrethet e Durrësit, Laçit, Lezhës dhe Shkodrës. Sipas të dhënave, janë mbi 20 aksidente, të cilët kanë shkaktuar rreth 30 të plagosur në të gjithë vendin.
28 Dhjetor 2008