“Lumë” kandidaturash për kreun e PD-së së Tiranës
Anëtarët propozojnë 11 emra për postin e kryetarit
Eljona Ballhysa
Anëtarësia e Partisë Demokratike e kryeqytetit ka depozituar në selinë blu një lumë propozimesh me emra kandidatësh për postin e kryetarit të PD-së së Tiranës. Burimet nga kjo seli kanë bërë të ditur se deri tani janë propozuar 11 kandidatë për postin e kreut të PD-së së kryeqytetit. Ndër emrat më të spikatur vërehen emrat e tre ministrave të kabinetit “Berisha”. Por nuk mungojnë emrat e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së dhe emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Ndër emrat e ministrave spikasin pikërisht ata që janë edhe deputetë të zonave elektorale të kryeqytetit, ku bëjnë pjesë Bujar Nishani, Majlinda Bregu e Lulzim Basha. Po kështu, në listën e propozimeve të bazës së PD-së së Tiranës bëjnë pjesë dhe ish-ministrat Besnik Mustafaj e Aldo Bumçi. Lista vazhdon me deputetët Lajla Pernaska e Edi Paloka. Më tej vijnë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, që janë propozuar për të drejtuar PD-në e Tiranës, si Arta Sakja, Arben Xhiku, Gjergj Bojaxhiu e Sajmir Shehri. Por bëhet e ditur se në selinë e PD-së depozitohet çdo ditë një emër i ri për këtë post. Burimet bëjnë të ditur se emrat janë propozuar nga anëtarët e zonave elektorale ku këta individë kanë kontribuar dhe njihen më shumë. Deri tani kandidati që e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij është ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ndërsa emrat e tjerë të propozuar do të kalojnë më parë filtrin e shqyrtimit nga Kryesia qendrore e partisë.
Procedura e përzgjedhjes
Me ndryshimet në Statutin e PD-së, ku Kryesia miratoi shkrirjen e nëndegëve, tashmë kryetarët e degëve do të zgjidhen sipas variantit të vjetër të PD-së. Ky variant parashikon që seksionet e partisë dhe grup-seksionet të propozojnë emra kandidatësh për kryetarë të degëve. Emrat e kandidatëve merren në shqyrtim nga Kryesia qendrore e Partisë Demokratike. Kjo e fundit, pas diskutimeve dhe verifikimeve, i dërgon sërish grup-seksioneve, të cilat janë strukturat e partisë në bazë, emrat e dy ose tre kandidatëve. Më pas mblidhen kryesitë e grup-seksioneve, të cilat votojnë midis këtyre kandidaturave që janë propozuar nga kryesia qendrore e partisë. Pikërisht kjo do të jetë procedura që do të ndiqet për të zgjedhur kryetarin e Degës së Tiranës, ku pritet të ketë një “luftë” kandidaturash për shkak të rëndësisë politike që ka ky post në kryeqytet.
Zgjedhjet
Burimet nga selia blu kanë bërë të ditur se zgjedhjet për fazën e parë pritet të përfundojnë brenda dy javëve. Gjatë kësaj faze janë zhvilluar mbledhje në të gjitha seksionet e PD-së në të gjithë vendin. Në këtë mbledhje është bërë analiza e punës së bërë gjatë katër viteve, janë anëtarësime të reja, janë dhënë direktivat për procesin e ardhshëm zgjedhor si dhe janë mbledhur propozimet për kryetarë degësh. Faza e dytë e zgjedhjeve, e cila pritet të fillojë në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm, është parashikuar që të nisë dhe procesi i zgjedhjeve në 11 grup-seksionet e PD-së së Tiranës. Tashmë në bazë janë të shpërndara 11 grupet e punës, që do të merren drejtpërdrejt me ecurinë e procesit të zgjedhjeve. Puna e tyre është organizimi i strukturave në bazë të ndryshimeve të fundit statutore dhe përgatitja për zgjedhjen e drejtuesve të seksioneve, grup-seksioneve dhe në fund të kryetarëve të degëve. I gjithë ky proces është parashikuar që të përfundojë brenda 3-4 muajve, duke i paraprirë në këtë mënyrë fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në përfundim të këtij procesi zgjedhor, në muajin prill të 2009-s, PD-ja do të mbledhë Kuvendin Kombëtar.
Propozimet për kryetar të PD-së së Tiranës
Besnik Mustafaj
Gjergj Bojaxhi
Edi Paloka
Lajla Pernaska
Lulzim Basha
Majlinda Bregu
Aldo Bumçi
Bujar Nishani
Arben Xhiku
Sajmir Shehri
Arta Sakja
28 Dhjetor 2008