Maoistët vrasin 10 policë indianë
Më shumë se 200 njerëz të armatosur, të dyshuar si pjesëtarë të forcave maoiste, i bënë pritë një patrulle policie në rajonin Dantevada të Indisë Qendrore duke vrarë 10 prej tyre dhe duke plagosur 16 të tjerë. Nga autoritetet mësohet se nga ana e agresorëve mbetën 3 të vdekur. Skuadra e policisë federale qe në detyrë për sigurimin e zgjedhjeve që zhvillohen në rajon. Dantevada është një zonë ku militantët maoistë janë shumë aktivë dhe godasin rregullisht forcat e rendit.