E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në një bar

Një burrë i armatosur me pistoletë vrau një person dhe plagosi tre të tjerë në një kafe të Roterdamit. Punonjësit e lokalit arritën ta kapin agresorin, një 45-vjeçar, duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e policisë. Sipas një zëdhënësi të policisë së Roterdamit burri u arrestua dhe pistoleta u mor në cilësinë e provës materiale. Me shumë gjasa ngjarja ndodhi për shkak të grindjeve të mëparshme mes agresorit dhe viktimave, por zëdhënësi i policisë sqaroi se motivet nuk diheshin me siguri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›