Fundoset Mediu, Kongresi fakton komplotin ndaj Shteteve të Bashkuara
Në dhjetor amerikanët e informuan Mediun se nuk donin municione kineze. Mediut iu bë e ditur gjatë vizitës me Presidentin Bamir Topi në Irak
Habjon Hasani
Ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk mund të thotë më se nuk e dinte se fishekët dhe municionet që i shiste Diverolit nuk lejoheshin nga ligjet e shtetit amerikan. Analiza e fakteve, e paraqitur dje në seancën dëgjimore të Kongresit Amerikan, ka nxjerrë në dritë informimin e Mediut që në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë vizitës që ai bëri në Irak së bashku me presidentin Bamir Topi. Analiza e grupit hetimor të Kongresit hedh dritë mbi këtë fakt kur shprehet se “ashtu sikurse edhe Bosnja, Bullgaria dhe Hungaria, edhe Shqipëria ka ofruar për të dhënë falas municionet e saj pa pasur nevojë të shpenzohet asgjë nga taksapaguesit amerikanë. Komiteti është informuar se më 23 dhjetor të vitit 2007 presidenti shqiptar dhe ministri i Mbrojtjes udhëtuan për në Irak për t’u takuar me gjeneralin David Petraus, komandant i Forcave multi-nacionale të Irakut dhe Rajan Kruker, ambasador i SHBA-ve në Irak. Sipas major Leri Herrisonit (atashe ushtarak në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë), ai i shoqëroi personalisht zyrtarët shqiptarë në udhëtimin e tyre, sikurse mori pjesë dhe në takimet që ata zhvilluan. Major Herrisoni e informoi Komitetin se zyrtarët shqiptarë u treguan të gatshëm të dhuronin municione për Irakun dhe Afganistanin. Sipas majorit Herrison, gjenerali Petraus e refuzoi këtë ofertë, duke i sqaruar zyrtarët shqiptarë se ata ishin në dijeni se Shqipëria dispononte sasi të mëdha municioni, por ligjet amerikane nuk lejonin që ky municion të përdorej nga Shtetet e Bashkuara”, - shkruhet në analizën e paraqitur dje nga Komiteti në Kongres.
Mediu
Sikurse bëhet e ditur nga kjo analizë e Komitetit të Kongresit, tashmë është e qartë se një ministër i qeverisë shqiptare (por edhe Presidenti i Republikës) e ka ditur që më 23 dhjetor të vitit të kaluar se vendi i tij nuk mundej as t’i dhuronte e jo më t’i shiste municione kineze Shteteve të Bashkuara. Çfarë të ketë menduar në ato momente ministri shqiptar, i cili e dinte shumë mirë se kontraktori Diveroli po i blinte atij pikërisht këtë municion të ndaluar me paratë e taksapaguesve amerikanë?! Por një tjetër fakt që komprometon dijeninë e Mediut për trafik armësh është dhe paralajmërimi që atij i erdhi nga biznesmeni Kosta Trebicka, të cilin Mediu e priti vetëm pesë minuta. Duket se ministri ynë i Mbrojtjes, ndryshe nga sa i është qarë ambasadorit amerikan në takim kur i thoshte se “kam merak se mos njolloset emri i Shqipërisë dhe emri im me këtë investigimin e gazetarit amerikan”, ka pasur gjithë kohën dhe informacionet e duhura për të ndërhyrë në kohë për të mos e përzier “atdheun e tij të dashur” në një aferë që godet interesat dhe ligjet e një shteti si Amerika.
Seanca
Komiteti i Mbikëqyrjes dhe reformave qeveritare, i drejtuar nga Henri Uaksman, ka zhvilluar dje një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan për ekzaminimin e të gjitha kontratave të kompanisë së 22-vjeçarit Efraim Diveroli me qeverinë amerikane. Dje u dëgjuan dëshmitë e 4 zyrtarëve të lartë të Pentagonit mbi trafikun e armëve për aferat e kompanisë “AEY”, aferë në të cilën është përfshirë edhe Shqipëria. Kongresmenët amerikanë diskutuan dhe për rolin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri lidhur me armët kineze, që i ishin adresuar shtetit amerikan nëpërmjet kompanisë “AEY”. Dëshmitë e katër ushtarakëve amerikanë nuk kishin shumë lidhje me zhvillimet e këtij skandali në Shqipëri, sesa me mënyrat se si u favorizua firma “AEY” e drejtuar nga një 22-vjeçar si Efraim Diveroli.
25 Qershor 2008