Ish-këshilltari i Berishës, Tom Rixh, dyshohet për shmangie taksash në SHBA
Rixh nuk ishte regjistruar për punën e tij si lobit. Shuma që përfitoi nga qeveria shqiptare ishte 500 mijë USD
Shaban Sulçe
Ish-këshilltari amerikan i kryeministrit Sali Berisha, Tom Rixh, ka lënë shumë dyshime se ka tentuar që t’u shmanget taksave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkak për këtë është bërë vonesa dyvjeçare në raportimin që Rixh duhet të bënte në Departamentin Amerikan të Shtetit për punën dhe funksionin e tij si lobist në qeverinë shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga gazeta e Kongresit Amerikan “Roll Call”, në të cilën theksohej se Rixh nuk kishte raportuar punën e tij si lobist në qeverinë shqiptare dhe të ardhurat që ai siguronte nga ky funksion. Ish-Këshilltari i Berishës ka reaguar duke thënë se thjesht kishte neglizhuar deklarimin e punës së tij si lobist. Tom Rixh kishte me qeverinë shqiptare një kontratë gjysmë milioni dollarë si këshilltar i kryeministrit Berisha. Sipas rregullit amerikan, duhej që lobistët të regjistrohen pranë Ministrisë amerikane së Drejtësisë. Tom Rixh e ka përmbushur këtë detyrim vetëm tani pas dy vitesh. Reagimi tij ka qenë se mosdeklarimi kishte të bënte me padijeninë për rëndësinë e regjistrimit të punës së tij si lobist. “Nuk e mendova se ishte e nevojshme të regjistrohesha. Gjithë kjo çështje doli në dritë pasi kontrata ime me qeverinë shqiptare përfundoi dhe avokati më tha se në këto rrethana duhej ta regjistroja”. Ai e kreu regjistrimin vetëm pasi u kontaktua nga Ministria e Drejtësisë. Ish-guvernatori i Pensilvanisë dhe ish-këshilltari i kryeministrit Berisha, tashmë është një nga drejtuesit e fushatës presidenciale të kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Mekein. Dy vjet më parë, kryeministri Berisha akordoi një pagesë prej 500 mijë dollarësh për Rixh, duke e ngarkuar atë me detyrën e këshilltarit personal. Kjo pagesë e majme u kontestua shumë nga opozita dhe shtypi shqiptar, pasi kjo pagesë rezultonte një luks i tepërt, në krahasim me nevojat e vendit për investime ne infrastrukturë dhe sektorë të rëndësishëm të vendit.
Skandali
40 mijë dollarë në muaj i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë këshilltari i kryeministrit Berisha, amerikani Tom Rixh. Në bazë të kontratës vjetore të nënshkruar mes qeverisë dhe shoqërisë “Rixh Global Llc”, kjo kompani ka ofruar konsulencë për sigurinë kombëtare në shkëmbim të 46 milionë lekëve të rinj, apo 500 mijë dollarëve. Kontrata sekrete është zbardhur pas shumë peripecish, pasi qeveria e ka fshehur atë, madje as e ka publikuar në Fletoren Zyrtare, gjë që përbën një detyrim ligjor. Ndërkohë, qenia sekret e kësaj kontrate, është edhe një nga pikat e saj. Skandali u bë publik kur Kontrolli i Lartë i Shtetit e akuzoi kryeministrin se ka nënshkruar një kontratë antiligjore me firmën e lobingut të Tom Rixh. Konkretisht, në vendimin e qeverisë nuk thuhet se si do të shpenzohen me detaje këto 500 mijë dollarë, por vetë firma e Rixh ka paraqitur një projekt të përgjithshëm për arsyet e lidhjes së kontratës. “Do ta ndihmojmë Shqipërinë të krijojë dhe vërë në zbatim një strategji për sigurinë e brendshme dhe do të krijojmë një strategji për mirëqeverisje”, - thuhej në relacionin shpjegues që shoqëron projektvendimin. Në fakt, strategjia për sigurinë e brendshme është miratuar nga Parlamenti shqiptar, por kjo duket se “harrohet” dhe hidhet poshtë me lidhjen e kontratës. “Me qëllim zbatimin e kësaj strategjie, unë propozoj një angazhim vjetor që fillon më 1 shtator 2006. Duke pasur parasysh kapacitetet e thelluara të shërbimeve, të cilat përmenden në dokument, propozoj që tarifa mujore të jetë 40 mijë dollarë amerikanë”, - thuhej në dokumentin e termave të referencës për angazhimin e shoqërisë “Rixh Global Llc”.
Kush është Tom Rixh
Tom Rixh është emëruar sekretari i parë amerikan i Shtetit për Çështjet e Sigurisë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2002. Me detyrën guvernator i shtetit të Pensilvanisë, si dhe një nga veteranët e Luftës së Vietnamit, punoi me më shumë se 180 000 nëpunës, nga 22 agjenci të ndryshme, për krijimin e një dikasteri të përqendruar kufiri, që lehtësonte fluksin e njerëzve dhe të mallrave, vendosi sigurinë e shtresëzuar në ajër, tokë dhe porte, zhvilloi një plan përgjigjeje dhe sigurie të unifikuar, përmirësoi ndarjen e informacionit në të gjithë vendin, mbrojti infrastrukturën kritike dhe zhvilloi e integroi teknologjinë për të siguruar më shumë vendin. Tom Rixh shërbeu si sekretar i këtij departamenti deri më 1 shkurt 2005. Rixh ka lindur më 26 gusht të vitit 1945, në Pitsburgs Stil Valei. Guvernatori Rixh dhe gruaja e tij, Mishel, ish-drejtoresha e sistemit të librarive të kontesë së Erit jetojnë në Uashington D. C dhe kanë dy fëmijë, Leslin dhe Tomin. Tashmë është drejtues i fushatës së kandidatit republikan, Xhon Mekain.
25 Qershor 2008