Funksionimi i SHKB-së, sipas standardeve evropiane
TIRANË - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) në Ministrinë e Brendshme pritet të funksionojë mbi bazën e një ligji që synon të rrisë pavarësinë, eficencën dhe forcimin e kapaciteteve të këtij shërbimi. Zyra e shtypit në Kryeministri bëri të ditur se Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme projektligjin “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme”, i hartuar edhe në kuadër të angazhimeve të Qeverisë shqiptare në proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe të përafrimit të legjislacionit tonë me atë ndërkombëtar. Kryeministri Sali Berisha cilësoi se “projektligji, i hartuar me ekspertizën më të mirë, është një tjetër dëshmi se qeveria po kryen në vazhdimësi reforma”.
17 Korrik 2008