E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fuqizim i arsimit profesional”

 

Kandidati për deputet për Qarkun e Vlorës Besjan Pesha zhvilloi dje një takim me të rinj vlonjatë në plazhin e vjetër të këtij qyteti. Sipas Peshës, LSI-ja do të fuqizojë arsimin profesional, dhe një në çdo tre nxënës do të studiojë në shkolla profesionale. “Jemi këtu në plazhin e vjetër për të folur mbi politikën rinore. Ne jemi forca e vetme politike që sot prezantohet përpara të gjithë shqiptarëve me një politikë konkrete dhe një Plan Veprimi shumë të qartë, që do të garantojë hapjen e 100.000 vendeve të reja të punës”, tha Peshaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›