E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: LSI, zgjidhje realiste për Myzeqenë

 

Nënkryetari i LSI dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI në Fier, Dritan Prifti, zhvilloi dje një takim me popullin e Povelçës së Fierit. Të përballur me një situatë të vështirë në zhvillimin e bujqësisë dhe një varfëri, që shkon drejt thellimit, banorët e këtij fshati kanë marrë garancinë nga kandidatët Dritan Prifti dhe Bujar Hasa se programet e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jenë zgjidhje reale për morinë e problemeve të tyre më jetike. Deputeti Dritan Prifti ka theksuar se “për shqiptarët kreut i LSI, Ilir Meta është kryeministri që ka materializuar bindshëm fjalën me veprën. Janë pikërisht veprat e ndërtuara gjatë kohë së qeverisjes së vendit nga Ilir Meta ato që ende dhe sot e kësaj dite kujtohen dhe vlerësohen nga vetë shqiptarët dhe që e kanë shprehur atë përmes sondazheve që janë realizuar”. “Unë dhe Bujar Hasa do të ndodhemi pranë jush në çdo kohë dhe do të jemi të papërtuar për të punuar së bashku për të gjithë ju”, ka pohuar Prifti. Duke iu referuar programit të LSI-së për katër vitet e ardhshme Dritan Prifti ka theksuar se zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë agro-përpunuese do të bëjë, që në një kohë shumë të shkurtër të ndryshojë realiteti në Myzeqe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›