Furgonët taksi në grevë për konkurrencën
SHKODER - Një stacion në qendër të qytetit dhe të bllokohen furgonët e palicencuar që po bëjnë konkurrencë të pandershme.
Kanë qenë këto kërkesat e rreth 40 furgonëve taksi 8+1 të linjës Shkodër–Tiranë, pronarët e të cilëve paraditen e djeshme kanë nisur një grevë pa afat. Ashtu siç ishte paralajmëruar, drejtuesit e këtyre mjeteve gjatë ditës së djeshme kanë bërë një parakalim nëpër rrugët e qytetit të Shkodrës në shenjë proteste, e iniciuar kjo nga konkurrenca e paligjshme. Sikurse kanë pohuar vetë drejtuesit e mjeteve, disa furgonë të palicencuar nisen çdo ditë nga qendra e ndërkohë që ato të ligjshmit tentojnë që të nisen nga stacioni që ka vendosur bashkia, në hyrje të qytetit, çka po i çon drejt falimentimit. Gjatë një takimi të zhvilluar me kryebashkiakun Luka dhe drejtues të policisë, u urdhërua marrja e masave për të evituar qarkullimin e mjeteve pa licencë. r.d