Xhuveli inspekton firmën e naftës
FIER - “Mjedisi duhet mbrojtur, shfrytëzuar dhe zhvilluar dhe për të, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë politikash të reja”.
Kështu është shprehur ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Lufter Xhuveli, dje gjatë një vizite në kompaninë kanadeze të naftës “Bankers Petroleum” në Fier. Ministri Xhuveli u bëri thirrje të gjitha kompanive të naftës të heqin dorë nga praktikat e vjetra të prodhimit të naftës që ndotin mjedisin dhe rëndojnë shëndetin e banorëve. Në vizitën e tij, i shoqëruar nga të tjerë funksionarë të kabinetit, ministri ka përgëzuar kompaninë kanadeze për strategjinë që ajo ndjek në ruajtjen e mjedisit. Ndërkohë që banorët e komunitetit të kësaj zone kanë theksuar herë pas herë se, gjendja nga ndotja e kësaj firme është alarmante. m.r