Furgoni në humnerë, 1 i vdekur, 7 të plagosur
Vetëm fati duket se ka shpëtuar jetën e shtatë personave kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Peshkopisë ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 17 metra në humnerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mesditë në aksin rrugor Tiranë – Peshkopi, pikërisht në vendin e quajtur Ura e Herbelit, kur automjeti tip furgon me targa TR 4478 F, me drejtues Kadri Halilin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
E ardhur në vendngjarje pas lajmërimit të disa banorëve të zonës, policia ka bërë të mundur nxjerrjen e pasagjerëve dhe transportimin e tyre për në spital. Me gjithë ndihmën e mjekëve, njëri nga pasagjeret, 26-vjeçari Erblin Kaba, nuk ka mundur t’u shpëtojë dot plagëve të marra. Ndërkohë që nga mjekët është mësuar se të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka filluar hetimet për këtë ngjarje dhe nga të dhënat e para të saj mësohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë çarja e njërës prej gomave të furgonit ku si pasojë ka nxjerrë automjetin jashtë rruge. Megjithatë, policia është duke marrë në pyetje dhe drejtuesin e mjetit për të mësuar rreth shkaqeve që për pak sa nuk shkaktuan një tragjedi.
Kanë dashur të shkojnë në Peshkopi, por rrugëtimi i tyre gati sa s’është kthyer në një tragjedi të vërtetë. Shtatë pasagjerë kanë qenë në të njëjtën makinë furgon me targa TR 4478 F, kur janë rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme poshtë në greminë. Një gjë e tillë është pohuar dhe nga të dhëna zyrtare të policisë lokale një ditë më parë, sipas së cilës mjeti ka rënë në një lartësi prej rreth 17 metrash. Hetimet e para kanë rezultuar se shkak i aksidentit është bërë çarja e një gome gjatë rrugës, pikërisht në vendin e njohur si Ura e Herbelit.
Policia është lajmëruar menjëherë nga një tjetër shofer që ka parë të gjithë skenën. Ndërkohë, askush nuk ka mundur të ndihmojë udhëtarët e aksidentuar brenda në makinë, për shkak edhe të terrenit të vështirë ku ndodhej ajo. Brenda pak kohësh, punonjësit e policisë së Peshkopisë në bashkëpunim me grupin hetimor, kanë mbërritur në vendngjarje. Po kështu, në vend kanë shkuar dhe pesë autoambulanca, të cilat pas ndërhyrjes së policisë për nxjerrjen nga rrëpira e të dëmtuarve, kanë bërë transportimin e tyre në spitalin e Shkodrës.