Operacioni ; Në tri ditë, 260 persona të kapur si klandestinë në kufi
Një operacion i përbashkët i ndërmarrë për tri ditë radhazi nga Policia Kufitare dhe e Emigracionit në bashkëpunim me policinë greke, ka bërë të mundur kapjen e 260 shtetasve në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët janë intervistuar dhe verifikuar rast pas rasti. Shifrat janë bërë të njohura një ditë më parë përmes një deklarate për shtyp të Policisë së Shtetit, sipas së cilës, operacioni i përbashkët ka pasur me objekt “goditjen e çdo lloj trafiku në kufi, si dhe parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit shtetëror” dhe që është ndërmarrë në datat 19, 20 dhe 21 të këtij muaji. Në operacion janë përfshirë strukturat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Policisë së Epirit me qendër në Janinë dhe Kozan. Ndërkohë që gjatë tri ditëve, është bërë e mundur kapja e 260 shtetasve në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët janë intervistuar dhe verifikuar rast pas rasti; procedimi për veprën penale "falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve" të 1 shtetasi; evidentimi i 2 femrave si viktima të mundshme të trafikut, të cilat janë kapur në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit. Të dyja këto shtetase janë strehuar në një qendër për femrat e trafikuara. Policia tha se rezultatet e arritura gjatë këtij operacioni nga Drejtoritë Rajonale të Policisë Kufitare janë: Nga Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër: 53 shtetas të kapur në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit; proceduar për veprën penale "falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve" 1 shtetas si dhe ka filluar procedimi penal "për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
Po kështu, janë evidentuar 2 femra viktima të mundshme të trafikut, të kapura në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilat janë strehuar në një qendër për femrat e trafikuara; ndërsa ka 91 persona të kapur në tentativë për kalim të paligjshëm kufiri nga Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Në përfundim të këtij operacioni me datën 22.08.2008, në Igumenicë, Greqi, është zhvilluar dhe një takim i përbashkët ndërkufitar me përfaqësues të shërbimeve policore shqiptare dhe greke. Gjatë këtij takimi nga të dyja palët janë vlerësuar rezultatet e arritura gjatë këtij operacioni të përbashkët, i cili është i treti i zhvilluar për këtë vit.