E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Pensionet nuk janë rritur sa deklaron qeveria

Sekretari politik për programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, tha dje se qeveria nuk ka rritur pensionet sa deklaron. Sipas tij, pensionistët janë ende të varfër. “Rritja prej 35% në të tri vitet bashkë është vetëm për pensionistët në qytet që marrin pension minimal, sepse për 37 mijë pensionistë të tjerë në qytet që marrin pensione të pjesshme, të ardhurat mujore nuk kalojnë akoma 10 mijë lekë në muaj. Qeveria e Kryeministrit që vijon të rrëshqasë në drejtim të paditur, nuk e llogariti dhe nuk e shpalli kurrë minimumin jetik. Partia Socialiste do ta bëjë këtë qysh në fillim të mandatit të saj. Kjo është një nga detyrat e para të shtëpisë për një qeveri që mendon seriozisht për pensionistët. Për 100 mijë pensionistë të tjerë të qytetit rritja prej 6.7% në vit është rritja më e ulët e pensioneve në 17 vjetët e fundit. Ndërkohë që inflacioni i pensionistëve që prej muajit mars 2008 është rreth 6%”, - tha Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›