Trafiku ; Kosova, zbardhet origjina e pistoletave “Mini Zastava” të sekuestruara
Zbardhet origjina e 6 pistoletave që u bllokuan gjatë së premtes në Fushë-Krujë, gjatë operacionit policor të koduar "Stazhieri", i organizuar nga Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas grupit hetimor të kësaj çështjeje mendohet se pistoletat e sekuestruara kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova. Ndërkohë, mësohet se tashmë janë shtrirë në drejtim të zbulimit të bashkëpunëtorëve në këtë linjë të trafikut të armëve.
Sipas burimeve nga organi i akuzës, në pyetje janë marrë dy të arrestuarit e këtij operacioni, Kujtim Laçi dhe Afrim Stafuka, të cilët akuzohen për "trafik të armëve dhe municioneve luftarake". Operacioni "Stazhieri" përfundoi të premten në Fushë-Krujë me arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasve Kujtim Laçi, 44 vjeç dhe Afrim Stafuka, 39 vjeç, duke transportuar me dy makina 6 pistoleta të tipit Mini Zastava të destinuara për t'u tregtuar për qëllime përfitimi. Policia u sekuestroi atyre edhe një sasi prej 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë si dhe makinat me të cilat udhëtonin.