E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër; Asgjësohen 3680 rrënjë Kanabis sativa

Më shumë se 3680 rrënjë të bimës narkotike ishin mbjellë në një sipërfaqe pa pronar në fshatin Bogë të komunës Shkrel në Shkodër. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga policia e Shkodrës, sipas të cilave, gjatë kontrolleve janë gjetur në mëngjes herët në vendin e quajtur Pult të fshatit Bogë, komuna Shkrel, sipërfaqe të tëra të mbjella me hashash i cili aktualisht gjendet në fazën e korrjes. Si rezultat i një plani operacional, nga efektivat e seksionit të Luftës Kundër Drogës në policinë e Shkodrës, në bashkëpunim me komisariatin policisë së Malësisë së Madhe, u konstatua parcela në fjalë, e cila është një tokë e shpyllëzuar pa pronar. Në të ishin mbjellë më shumë se 3600 rrënjë bimë Kanabis sativa, të cilat më pas u asgjësuan nga blutë e Shkodrës. Policia njoftoi se po punohet për identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›