E Diel, 1 Nëntor 2026

Furnizimi me energji, biznesit i duhen 162 ditë

 

Fabiola Çela

Gati 162 ditë i duhen një biznesi për të lidhur energjinë elektrike. Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore ‘Si të marrësh energji’, nëse një biznes dorëzon kërkesën për lidhje të energjie me OSSH-ë atëherë ai duhet të presë 162 ditë derisa kjo lidhje të kryhet. Kjo kërkesë kalon në 5 procedura. Në studimin e bankës botërore janë përfshirë 140 vende dhe Shqipëria renditet e 115-ta në këtë listë.
Procedurat
nëse një biznes kërkon të ketë një lidhje të re energjin me OSSH-më parë duhet të dorëzojë një kërkesë pranë operatorit, pas kësaj pret shërbimin e inspektimit të jashtëm. kjo është procedura e parë dhe zgjat 40 ditë. është e domosdoshme që kërkesa të dorëzohet nga vetë personi. Me aplikimin duhet të dorëzohet edhe një deklaratë konformiteti për lidhjet e brendshme e nënshkruar nga një inxhinier elektrik i licencuar. procedura e dytë ka të bëjë me vlerësimin e jashtëm i cili kryhet nga një inspektor i OSSH-së. Pra pasi konsumatori ka paraqitur kërkesën, sipërmarrësi duhet të presë për një vlerësim. Shërbimi i shpërndarjes OSSH dërgon një përfaqësues në vend për të bërë një inspektim të jashtëm. Dikush nga pala e konsumatorit duhet të jetë i pranishëm gjatë inspektimit. Pas inspektimit, shërbimi i shpërndarjes përgatit vlerësimin për lidhjen dhe ia dërgon atë konsumatorit. Për kryerjen e kësaj procedure duhen 14 ditë. Procedura e tretë ka të bëjë me projektimin nga një firmë private dhe aprovimi i saj në Qendrën e Inspektimit Teknik. Për realzimin  e kësaj procedure duhen 93 ditë të tjera. Konkretisht projektimi i punëve për lidhje të jashtëm është bërë nga një firmë e projekteve elektrike. Dizajni duhet të aprovohet nga Inspektori Qendror Teknik dhe nga shërbimi. QIT është një kompani shtetërore. Lidhja e brendshme e ndërtesës është kontrolluar vetëm nga QIT në fillim të punimeve të lidhje. Inspektimi mund të kërkohet në çdo kohë. për plotësimin e proceduerës së 4-ërt duhen 14 ditë. Punimet e lidhjeve të jashtme janë të kryera nga një kontraktuesi elektrik i kontraktuar nga konsumatori. Gjatë procedurës së 5-të dhe të fundit OSSH instalon njehsorin dhe inspekton lidhjet e brendshme të kabinës dhe kryen lidhjen e punëve të jashtme si dhe e hap njehsorin. kjo procedurë kryhet brenda një ditë. Njehsori instalohet pasi punimet e lidhjeve janë përfunduar. Njehsori instalohet dhe hapet nga shërbimi i shpërndarjes OSSH. Para hapjes së njehsorit, shërbimi ka kryer një inspektim të lidhjes së brendshme të kabinës së transformatorit dhe të punimeve të lidhjeve të jashtme.

Kërkesa për lidhje të reja

Procedura 1.
Paraqisni aplikimin në shpërndarësin e energjisë elektrike OSSH dhe prisni shërbimin e inspektimit të jashtëm

Procedura 2.
Merrni një inspektor për vlerësim të jashtëm dhe prisni vlerësimin

Procedura 3.
Merrni projektimin nga një firmë private dhe aprovojeni atë në Qendrën e Inspektimit Teknik (QIT) dhe nga shërbimi (OSSH), për të marrë inspektim të brendshëm nga Qendra e Inspektimit Teknik (QIT)

Procedura 4.
Merrni punimet e lidhjeve të jashtme nga një kontraktues elektrik

Procedura 5.
OSSH instalon njehsorin dhe inspekton lidhjet e brendshme të kabinës dhe kryen lidhjen e punëve të jashtme si dhe e hap njehsorin

Detaje të kërkesave për lidhje të reja

Procedura 1.
Koha për të përfunduar: 40 ditë kalendarike
Kosto për të përfunduar: Falas
Emri i Agjencisë: Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH)
Komenti: Konsumatori paraqet kërkesën në shpërndarësin e energjisë elektrike OSSH personalisht. Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë në origjinal ose të noterizuara. Me aplikimin duhet të dorëzohet edhe një deklaratë konformiteti për lidhjet e brendshme, e nënshkruar nga një inxhinier elektrik i licencuar.

Procedura 2.
Koha për të përfunduar: 14 ditë kalendarike
Kosto për të përfunduar:   Të gjitha 243.200 lekë
Emri i Agjencisë: Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH)
Komenti: Pasi konsumatori ka paraqitur kërkesën, ajo/ai duhet të presë për një vlerësim. Shërbimi i shpërndarjes OSSH dërgon një përfaqësues në vend për të bërë një inspektim të jashtëm. Dikush nga pala e konsumatorit duhet të jetë i pranishëm gjatë inspektimit. Pas inspektimit, shërbimi i shpërndarjes përgatit vlerësimin për lidhjen dhe ia dërgon atë konsumatorit.

Procedura 3.
Koha për të përfunduar: 93 ditë kalendarike
Kosto për të përfunduar: 3.575 Dollarë
Emri i Agjencisë: Firma e projektit elektrik/ Qendra e Inspektimit Teknik (QIT)
Komenti: Projektimi i punëve për lidhje të jashtëm është bërë nga një firmë e projekteve elektrike. Dizajni duhet të aprovohet nga Inspektori Qendror Teknik dhe nga shërbimi. QIT është një kompani shtetërore. Lidhja e brendshme e ndërtesës është kontrolluar vetëm nga QIT në fillim të punimeve të lidhje. Inspektimi mund të kërkohet në çdo kohë.

Procedura 4.
Koha për të përfunduar: 14 ditë kalendarike
Kosto për të përfunduar: 17.324 Dollarë
Emri i Agjencisë: Kontraktuesi Elektrik
Komenti: Punimet e lidhjeve të jashtme janë të kryera nga një kontraktuesi elektrik i kontraktuar nga konsumatori.

Procedura 5.
Koha për të përfunduar: 1 ditë kalendarike
Kosto për të përfunduar: Falas
Emri i Agjencisë: Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH)
Komenti: Njehsori instalohet pasi punimet e lidhjeve janë përfunduar. Njehsori instalohet dhe hapet nga shërbimi i shpërndarjes OSSH. Para hapjes së njehsorit, shërbimi ka kryer një inspektim të lidhjes së brendshme të kabinës së transformatorit dhe të punimeve të lidhjeve të jashtme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›