Meta takon sot Fratinin në Itali
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta do të takohet sot në Itali me homologun e tij Franko Fratini. Gjatë bisedimeve në Ministrinë e Jashtme italiane, Meta dhe Frattini do të trajtojnë, me përparësi, ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, emigracionin shqiptar në Itali, zhvillime të politikës rajonale, si dhe çështje që kanë të bëjnë me axhendën e integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht procesin e liberalizimit të vizave. Meta do të zhvillojë sërë takimesh me personalitete të larta të politikës italiane, si dhe me ambasadorë të vendeve të akredituar në vendin tonë, me rezidencë në Romë.