Furnizimi me ujë, Ministria e Ekonomisë kërkon të përfshijë firmat private
Kompani shqiptare mund të tenderohen në menaxhimin e ujit. Në projekt edhe kanalizimet dhe menaxhimi i ujërave të zeza
E. Koçi
Qeveria ka në plan heqjen dorë nga subvencionimi financiar për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve në të gjithë vendin, duke parë si zgjidhje për këtë kalimin dhe administrimin e tyre nga privatët. Ky do të jetë një model standard për reduktimin gradual të subvencioneve nga shteti për mirëmbajtjen e ujësjellës-kanalizimeve, e cila po realizohet nën konsulencën e Bankës Botërore. Lidhur me këtë ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka kërkuar përfshirjen e bizneseve private në sektorin e furnizimit me ujë. Gjatë Konferencës Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, ku merrnin pjesë drejtues të pushtetit lokal, të sektorëve, të ndërmarrjeve, specialistë etj., Ruli ka deklaruar se shërbime të tilla, si impiantet e trajtimit të ujit të pijshëm dhe të ujërave të ndotura të kanalizimeve mund të kontraktohen fare mirë me investitorë privatë, të cilët, sipas tij, do të rrisnin investimet, por dhe do të sillnin një menaxhim me eficent të burimeve ujore në vend. Aktualisht, pjesa më e madhe e ujësjellësve dhe ndërmarrjeve të kanalizimeve vazhdojnë të subvencionohen nga shteti, çka pengon edhe përmirësimin e cilësisë së këtij shërbimi për konsumatorët.
Projekti
Administrimi i ndërmarrjeve të furnizimit me ujë nga autoritetet lokale, rishikimi i ligjit të rezervave ujore dhe politikat e qeverisë në miradministrimin e burimeve ujore, janë pjesë e programit të strategjisë sektoriale për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, në përputhje me kërkesat bazë të Direktivës Europiane për Ujin. Që nga fundi i vitit 2007 nismat për rishikimin e ligjit të Entit Rregullator të Ujit, që rregullon monopolin natyror, “ujë”, vendosja e tarifave sipas procedurave të miratimit paraprak nga pushteti vendor si pronar, synojnë përshpejtimin e procesit. Ndërsa për miradministrimin e ndërmarrjeve të ujit, një tjetër Model Standard për hartimin e Planeve të Biznesit dhe Udhëzuesin e saj, mund të përdoret nga të gjitha shoqëritë ujësjellës-kanalizime në përgatitjen e planeve 5-vjeçare. “Ky udhëzues është aplikuar me shumë sukses në 5 shoqëri si U-K Kavajë, Shkodër, Librazhd, Berat-Kuçovë dhe Sarandë. Pritet zyrtarizimi i formës standarde dhe shtrirja te të gjitha shoqëritë, brenda vitit 2008”,- tha ministri i Ekonomisë, Ruli.
Furnizimi me ujë
Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve po harton me GTZ-në kodin e furnizimit me ujë dhe kodin e kanalizimeve për një përdorim 24 orë të ujit cilësor, si dhe largimin e trajtimin e ujit të ndotur të kanalizimeve. Këshilli Kombëtar i Ujit, këshillat e baseneve, Inspektorati Sanitar Shëndetësor kanë ndërmarrë nismën për hartimin, miratimin e planeve të zonave të mbrojtjes sanitare për burimet e ujit të pijshëm. “Në bashkëpunim me qeverinë e Luksemburgut do të fillojmë zbatimin e programit të certifikimit për shoqëritë ujësjellës-kanalizime dhe burimeve njerëzore të pushteteve vendore të përfshira me këtë shërbim”,- tha ministri Ruli. Masat administrative dhe trajnuese të marra nga qeveria për decentralizimin e sektorit me mbështetjen e donatorëve synojnë përshpejtimin e kalimit të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve drejt vetëfinancimit. Por në këtë drejtim ministri Ruli theksoi nevojën për politika të kujdesshme sociale për mbulimin e nevojave bazë të të gjitha shtresave të shoqërisë, përfshirë edhe konsumatorin e fuqishëm me fuqi të ulët paguese, pasi uji mbetet nevojë jetike, ndaj nuk mund t’i mohohet as grupit me aftësi të pakta paguese.
7 Nentor 2008