E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i shmanget komentit për grevën e deputetëve



Kryetari i Partisë Socialiste i është shmangur komenteve rreth vendimit të mundshëm të 10 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për t’u futur në grevë, si rezultat i procesit përjashtues që ka ndërmarrë PS dhe PD nga administrimi i votës. Rama e anashkaloi pyetjen e gazetarëve në lidhje me këtë çështje. Ai u fokusua vetëm në vlerësimet që jepte Progres-Raporti i KE-së për bashkëpunimin e ofruar nga Partia Socialiste për realizimin e reformës zgjedhore. “Një nga të paktat pika ku Progres-Raporti i KE-së për Shqipërinë nënvizon qartësisht progres është pika ku flet për Reformën Zgjedhore dhe ku përcakton shprehimisht meritën e forcës më të madhe të opozitës, pra të Partisë Socialiste. Leximi i këtij vlerësimi edhe përpara opinionit publik nga ana juaj do të ishte një ndihmë e çmuar, për të kthjelluar si dhe për të forcuar bindjen e domosdoshmërisë së kontributit tonë në këtë proces dhe e meritës sonë të padiskutueshme për suksesin e këtij procesi”, - tha Rama.

Milo mohon futjen në grevë për Kodin Zgjedhor

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale ka mohuar se i është bashkuar letrës dërguar Presidentit Topi nga deputetët që kanë deklaruar se do të hyjnë në grevë urie për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Milo tha se nuk ka dërguar asnjë letër, nga ana tjetër kreu i PDS-së tha se vendimi për të hyrë në grevë urie duhet të jetë hapi i fundit, pasi ka instrumente të tjerë të luftës politike. “Besoj se ka instrumente të tjerë të luftës politike për të vënë në vend padrejtësinë ose për të bërë korrigjimet e duhura në Kodin Zgjedhor”, - tha kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo.

7 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›