Furnizohen me ushqime zonat e izoluara
04/02/2005 Prefekti Hasanaj: Tani që ka helikopter, kryekomunarët nuk shkojnë pranë banorëve
SHKODËR - Furnizohen me ushqime zonat e izoluar nga dëbora në Qarkun e Shkodërs. Prej dy ditësh, helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë operuar në zonat e Dukagjinit, Shllakut dhe Vermoshit. Transporti i ushqimeve është bërë nga magazinat e Rezervave të Shtetit në rrethin e Malësi së Madhe, ku më pas janë transportuar për komunat në nevojë. Helikopterëve disa herë u është dashur që në kthim të marrin të sëmurë, apo njerëz që kishin të domosdoshme për të shkuar në Shkodër. I gjithë operacioni i helikopterëve është ndjekur nga prefekti i Shkodrës, Ramadan Hasanaj dhe kryetari i Qarkut, Lorenc Luka. Ndërkohë dje prefekti Hasanaj ka reaguar për median, duke thënë se shumë kryetarë komunash që bëjnë sikur ndihen keq që i ka gjetur bora në Shkodër dhe japin alarmin për situatën në komunat e tyre, tani që kanë mundësi të shkojnë me helikopter po preferojnë të rrijnë në Shkodër dhe kjo nuk është aspak e drejtë. “Ne kërkojmë përgjedjshmëri dhe humanizëm në këtë situatë”, ka përfunduar Hasanaj. Ndërkohë rritja e temperaturave dhe ditët me diell kanë bërë që situata të përmirësohet ndjeshëm në këto zona. Kryetarët e këtyre zonave të izoluara kanë bërë të ditur se ushqimet janë të pamjaftushme dhe nëse situata atmosferike keqësohet përsëri është e nevojshme për më tepër ushqime. Burime nga shtabi i emergjencës në Shkodër bëjnë të ditur se ushqimet e dërguara janë tepër të rregullta dhe cilësore. Të dhënat
Qarku Shkodër
Aksi rrugor Shkodër - Koman kalohet dhe në disa vende kërkohet përdorimi i zinxhirëve
Aksi rrugor Shkodër – Vau i Dejës – Fushë Arrëz - Qafë Mali është me një kalim dhe përdoren zinxhirë
Aksi rrugor që lidh qytetin e Pukës me Mirditën kalohet pa vështërisi në dy kalime.
Aksi rrugor Qafë Mali - Fierzë dhe Fushë Arrëz - Iballë vazhdojnë të mbeten të bllokuara prej dëborës dhe ngricave
Shkodër- Hani i Hotit ështe e kalueshme
Rrugët rurale për në Bratosh dhe Tamarë vazhdojnë të jenë të bllokuara.