Furtunë shkarkimesh në Gjykatën e Apelit

26/03/2005 Mes emrave dhe ai i kryetarit Muharrem Kushe
TIRANË –Përgatitet lista e gjykatësve që do shkarkohen nga detyra. Janë mbi 10 gjyqtarë emrat e të cilëve, pas kontrolleve dhe inspektimeve, të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, janë nisur nga Ministria e Drejtësisë drejt Presidencës për tu larguar nga detyra. Pesë prej tyre janë nga Gjykata e Apelit., mes të cilëve dyshohet dhe kreu i saj, ndërsa të tjerët janë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.
Lista
Burime nga Drejtoria e Organizimit të Gjyqsorit, bëjnë të ditur se në listën e personave që janë propozuar për shkarkim janë gjyqtarët e Apelit, Dalip Bushi dhe Agron Papajani. Ndërkohë që dy gjyqtarë të tjerë kanë patur shkelje më të vogla dhe janë propozuar për vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna. Këta janë gjyqtarja Fiqirete Mullai, Edmond Gogo. Në Gjykatën e Apelit është folur për një ndryshim rrënjësor të ekipit të gjyqtarëve aktualë, përfshirë edhe kreun e saj, Muharrem Kushe.
Apeli
Nga Drejtoria e organizimit të gjyqësorit në Ministrinë e Drejtësisë, dalin në dritë emrat e parë të gjyqtarëve që do të kalojnë në "sitën" e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në mbledhjen më të afërt. Për herë të parë, pas 15 vjetësh, në Gjykatën e Apelit, ministri Xhafa dërgoi një grup kontrolli të specializuar. Pas përfundimit të kontrollit, shumë prej gjyqtarëve janë kapur me shkelje të rënda në detyrë, kryesisht në arsyetimin e vendimeve gjyqësore dhe në dhënien e vendimeve të padrejta. Janë shkeje dhe abuzime skandaloze që cënojnë rëndë drejtësinë saktësojnë burimet nga Ministria e Drejtësisë. Periudha e gjatë e moskontrollit të shkallës së dytë ë gjyqsorit, ka lënë në harresë shkeljet e shumta, sipas aprorëve të dikasterit të drejtësisë.
Shkalla e parë
Shkarkime të gjyqtarëve dhe paralajmërime për largim nga puna, do të ketë edhe për gjyqtarët e Shkallës së Parë Tiranë. Në këtë gjykatë, që është edhe më e madhja në vend, që prej dy vjetësh është duke u ushtruar një kontroll i të gjitha dosjeve gjyqësore. Shumë prej vendimmarrësve janë përfolur për shkelje të rënda në arsyetimin e vendimeve si dhe për abuzime me kërkesat për lirime para kohe me kusht. Janë më shumë se katër gjyqtarë, të cilët janë vënë në shënjestër të Ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafa, pasi ky i fundit ka premtuar të spastrojë nga radhët e gjyqësorit të gjithë të paaftët dhe të korruptuarit.
Pakënaqësi ndaj ndëshkimeve që priten
Gjyqtarët, të pyetur për këtë fakt, ndonëse nuk dëshirojnë të dalin me emër konkret, shprehen se një situatë e tillë ndodh gjithmonë para zgjedhjeve, duke hedhur në mënyrë kategorike poshtë versionin se kanë kryer shkelje në detyrë. Në analizën vjetore të Gjykatës së Tiranës, ministri Fatmir Xhafa i akuzoi gjyqtarët për mungesë të etikës profesionale dhe të zvarritjeve të proceseve gjyqësore pa shkaqe ligjore. Ndërsa nga ana e tyre, juristët mundohen të justifikojnë shtyrjet me mungesën e palëve, që janë të detyruar të paraqiten në proces si dhe me pamundësinë e thirrjes së dëshmitarëve. Gjithashtu, Xhafa "akuzoi" gjyqtarët se kanë shumë afrimitet me palët kundërshtare në proces dhe në shumicën e rasteve bashkëpunojnë me avokatët mbrojtës. Të pakënaqur janë shprehur edhe gjyqtarët e Apelit.
Paralajmërimi i ministrit për ndëshkimet
Ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafaj, paralajmëroi se gjyqsori së shpejti do të "shërohet" nga ethet e shkeljeve dhe abuzimeve. Nuk do të tërhiqem nga presionet e shumta dhe gjykatësit e korruptuar do të ndëshkohen, ka deklaruar ministri në analizën e katër ditëve më parë në Gjykaën e Tiranës. Kontrollet e inspektorëve tashmë kanë mbaruar dhe konkluzionet kanë përcaktuar emrat që janë në pritje të firmës shkarkuaese të ministrit.
Lista në presidencë
Burime të besueshme saktësojnë se ethet e gjyqsorit për emrat që mund të largohen dhe zëvëndëshën në ditët e ardhme ka mbërritur në presidencë. Sipas tyre pohohet se preferencat politike nuk kanë lënë jashtë vëmendjes ineresimin. Një politikan i lartë kërkuar në këtë situatë vëmendjen e presidencës për Gjykatën e Apelit. Interesimi dyshohet se ka të bëjë me mosndryshimin e kreut të këtij institucioni.