E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisari Dida sëmuret sërish në burg

26/03/2005  TIRANË- Rëndohet gjendja shëndetësore e ish-komisarit Ilirian Dida, i cili tashmë vuan dënimin në burgun e Vaqarrit, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Burime pranë këtij burgu thanë për gazetën se ish-kreu i Beratit ka shfaqur shqetësime serioze, duke i kërkuar ekipit mjeksor ta vizitojë. Pikërisht për të dhëna shpjegimie të hollësishme rreth shëndetit të tij, bashkëshortja e ish-komisarit kishte paralajmëruar për një deklaratë për shtyp, e cila u anullua më pas. Gjithësësi, Lina Dida pranoi përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore pa dhënë detaje të tjera. Sipas burimeve nga ky burg, mësohet se tashmë Dida po i nënshtrohet një vizite mjeksore dhe tashmë gjendja e tij është brenda kontrollit. Policia e kryeqytetit e arrestoi Ilirjan Didën më 24 shkurt të këtij viti. Burime zyrtare nga ministria e rendit publik thanë se nga Policia Gjyqësore e Komisariatit nr 2, u zbatua Urdhëri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, i datës 24.02.2005, “Për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Apelit Gjirokastër me Nr.19 datë 23.02.2005. Në bazë të këtij vendimi deklarohet fajtor shtetasi Ilirjan Qani Dida për veprën penale të “Marrjes së Mitës”, kryer në bashkëpunim. Në bazë të neneve 260 e 25 të Kodit Penal dënohet me 4 (katër) - vjet burgim. Vendimi ka marrë formë të prerë në datën 23.02.2004. në njoftimin për shtyp dhënë me këtë rast nga zëdhënsi Florion Serjani mësohet se pak minuta përpara se oficerët e policisë gjyqësore të ekzekutonin urdhërin e arrestit, shtetasi Ilirjan Dida ka dalë nga banesa dhe ka tentuar të largohet. Por është bllokuar nga policia. Ai ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të cilët e kanë shoqëruar për në komisariat ku dhe është kryer arrestimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›