Në vitin 1997 u bllokua privatizimi

26/03/2005 Shembulli i Çekisë dhe Polonisë u zbatua në Shqipëri nga viti 1995
Letrat me vlerë janë përdorur për herë të parë në Shqipëri, për privatizimin e ndërmarrjeve me kapital shtetëror në vitin 1995. Ekspertët e ekonomisë kanë argumentuar se vendet ish-komuniste kanë ndërmarrë të njëjtin hap në privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, duke i dhënë të drejtën qytetarëve të jenë aksionerë në to. Si shembull është marrë Çekia dhe Polonia. Me ligj, letrat me vlerë u shpërndanë për pensionistët dhe kryefamiljarët. Qeveria e asaj kohe përdori dy forma të privatizimit të kapitaleve shtetërore. Njëra formë ishte shitja e grupuar, ku aksionet e disa ndërmarrjeve shiteshin njëkohësisht si dhe prvatizimet individuale. Letrat me vlerë, në atë përiudhë zëvendësuan blerjen me lekë në dorë të ndërmarrjeve. Kështu, privatizimet në masën 10 deri 20 për qind u aplikuan me para, ndërsa pjesë tjetër me letra me vlerë. Procedura zgjati përreth dy vjet, ku u krijua dhe bursa e shitblerjeve të letrave me vlerë. Por, situata u rëndua në vitin 1997. Qeveria, e krijuar në atë kohë, pezulloi procesin e privatizimit të ndërmarrjeve me kapital shtetëror me letra me vlerë. Kjo solli një sërë reagimesh negative, ndërsa fenomeni me shqetësues ishte mbyllja e fondit Anglo-Adriatika, që mblodhi një shumë të madhe për privatizimin e ndërmarrjeve. Qëllimi i këtij fondi ishte grumbullimi i një fondi të madh të letrave me vlerë, për të ndërmarrë blerjen e ndërmarrjeve shtetërore. Pronarët e letrave me vlerë do të merrnin 100 për qind të aksioneve që bliheshin me shumën që ata dispononin, ndërsa vetë Fondi do të merrte përqindje në fitimet që do të krijoheshin.