E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët përleshen me policinë

Autori i Lajmit: Red.Eshtë pasuar nga incidente deri përleshje me policinë të tifozëve, ndeshja Skënderbeu-Besa në Korçë. Ka qenë mbyllja para kohe e ndeshjes nga arbitri, pretendimi i tifozëve të cilët kanë nisur të godasin me mjete të forta drejt stadiumit dhe në fushën ku u zhvillua ndeshja. Arbitri mbylli ndeshjen 1 minutë para afatit, në mes të kohës shtesë, duke lënë në mes një aksion të skuadrës së Skënderbeut, çka ka shkaktuar edhe irritimin e tifozëve. Trajneri i skuadrës së Skënderbeut ndërkaq, u ka kërkuar tifozëve të ruajnë qetësinë, por është dashur ndërhyrja e policisë lokale për të larguar gjyqtarët e ndeshjes nga fusha nën masa të rrepta sigurie dhe për të qetësuar situatën. Nga goditja me mjete të forta janë thyer xhamat e stadiumit, por për fat nuk pati të plagosur. Ndeshja Skënderbeu-Besa, zhvilluar dje pasdite përfundoi me rezultatin 1-1.
Ky lajm është publikuar: 22/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›