E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me armë një 26-vjeçar, nisin hetimet

Autori i Lajmit: Red.Durrës: Ervin Cukja, një nga të ndaluarit në operacionin “Spitalla 2”, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen më 23 korrik të Ndriçim Saliut, është qëlluar me pistoletë në kokë mëngjesin e sotëm, duke mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Cukja kishte pak ditë që ishte liruar nga dhomat e paraburgimit për shkak të mungesës së provave që mund ta implikonin në vrasjen e Ndriçim Saliut. I riu ka qenë duke ecur në këmbë dhe mendohet se atentatori e ka qëlluar nga shumë afër, me pistoletë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1, në rrugën e Currilave, e cila në këtë kohë është pak e frekuentuar nga njerëzit, gjë që ka favorizuar atentatorin për t u larguar nga vendi i ngjarjes. Gjendja e 26- vjeçarit Ervin Cukja është e rëndë. Për momentin, burimet policore pohojnë se nuk mund të flasin me emra konkretë, ndërsa po punohet në drejtim të zbardhjes së krimit dhe gjetjen e autorit.
Ky lajm është publikuar: 22/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›