Kroatët e kampionëve do të jenë në Champions
Katër kroatët e Dinamos do të jenë me fanellën e kampionëve edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Burime pranë drejtuesve të Dinamos bëjnë të ditur se me katër lojtarët nga Kroacia do të arrihet një marrëveshje paraprake gjatë udhëtimit të presidentit të bluve, Besnik Sulaj në slloveni, ku do të takohet me menaxherin e tyre, ish-futbollistin e njohur të kombëtares, Adrian Aliaj. Edhe pse bisedimet ende nuk kanë filluar, nga Dinamo janë të sigurtë se të paktën për ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të kenë të gatshëm katërshen që kontribuojë këtë sezon për fitimin e titullit nga Dinamos, por për të siguruar përfundimisht praninë e tyre duhet të përfundojnë edhe bisedimet mes palëve, por nga blutë janë të sigurt se diçka e tillë do të përfundojë shumë shpejtë. Ndërkohë që marrëveshja e tyre me Dinamon pritet të jetë vetëm e përkohshme, pra fillimisht vetëm për ndeshjet e bluve në Ligën e Kampionëve, dhe vetëm mbas përfundimit të tyre do të ulen sërish në tavolinë për të biseduar rreth një qëndrimi më të gjatë me kampionët e Shqipërisë. Një mundësi kjo që mund të jetë e vlefshme vetëm për njërin nga katër lojtarët kroatë të Dinamos, Goran Vinçetiç, i cili duke marrë parasysh edhe moshën e tij 34-vjeçare, mund të mos ketë alternativa të shumta dhe mund të pranojë ofertën e bluve, megjithatë ekziston edhe mundësia e rikthimit të tij në Kroaci, ose e tërheqjes nga futbolli për të filluar punën si trajner. Ndërkohë për tre lojtarët e tjerë ofertat mund të ekzistojnë oferta të rëndësishme, nëse konfirmohen interesimet e shfaqura për lojtarët gjatë merkatos së janarit, ku vetëm ekzistenca e një kontrate me Dinamon i kishte ndaluar për tu transferuar në ekipe të tjera, kryesisht nga Bundesliga e dytë gjermane. Misioni i Besnik Sulajt në Slloveni nuk do të përfundojë vetëm me përfundimin e marrëveshjes me katër lojtarët kroat që ishin pjesë e kontingjentit dinamovit në sezonin e sapombaruar.