Fushaj kërkon trofe,Radonjiç nën presion
reu i klubit shkodran, Valter Fushaj, nuk mund të përtypë dot edhe një sezon pa trofe. Nëse herën e fundit Vllaznia shkoi në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe dështoi, këtë sezon presidenti Fushaj kërkon medoemos një trofe. Ajo çka mësohet nga kontrata e nënshkruar me trajnerin Mojash Radonjiç, është se kusht i rinovimit të saj mbetet fitimi i një trofeu. Aktualisht, kjo Vllazni nuk i bind tifozët, edhe pse trajneri malazez është i qartë në idetë e tij. Në fakt, ai asnjëherë nuk ka premtuar se do të arrijë të marrë titullin kampion në drejtimin e shkodranëve. Gjithsesi, ky sezon shikohet si shpëtim për të gjithë te kuqeblutë. Skuadra do të futet në kampionat me synimin për të fituar të dy trofetë, edhe pse gjithçka duket shumë e vështirë. Tifozët kuqeblu janë të “etur” për të parë skuadrën e tyre në elitë, ndonëse në dy vitet e fundit ajo i ka zhgënjyer, duke qenë shumë pranë fitimit të trofeve. Në klub duken optimistë, por kjo ngelet për t’u parë. A.U.