E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo, takim me fasonistët në qytetin e Vlorës

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, ka zhvilluar një takim me fasonistët e qytetit të Vlorës. Në këtë takim, ai theksoi se Partia Demokracia Sociale në programin e saj tashmë të shpallur, ka parashikuar marrjen e mjaft masave të cilat janë në shërbimin direkt të kësaj shtrese. Demokracia Sociale së bashku me partnerët e vetë ka parashikuar pas fitores dhe ardhjes në qeveri, heqjen e taksës së sheshtë, sepse ne e dimë ashtu siç është cilësuar nga ju taksa e bukës së fëmijëve, është shumë e rëndësishme për mirëqenien tuaj, nënvizoi ai. Ndër të tjera, Milo ka premtuar edhe rimbursimin e TVSH-së, dhe po kështu edhe marrjen e masave të tjera sociale, të cilat do të çojnë në rritjen e nivelit të jetesës. Kjo sipas tij bëhet për të vetmin qëllim, që fasonistët të gëzojnë këtë jetë që iu është dhënë dhe jo të vazhdojnë të vuajnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›