Meta: Berisha shmang debatin televiziv, sepse është i paaftë dhe gënjeshtar

Kompanitë e sondazheve janë të korruptuara si Sali Berisha dhe shokët e tij
Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka kritikuar ashpër kryeministrin Berisha duke e konsideruar atë të paaftë dhe gënjeshtar. Ai është shprehur i bindur për fitoren e LSI-së në Berat, si alternativa më e sigurt për tu ballafaquar dhe për të larguar Sali Berishën në 28 qershor. Por, dhe si e vetmja alternativë në të majtën, që ka një projekt të qartë integrues për gjithë socialistët dhe progresistët për të ndërtuar një qeveri të qëndrueshme me një program të qartë ekonomik dhe social që sjell standardet evropiane në Berat dhe në Shqipëri. Sipas kreut të LSI-së, kryeministri Berisha është një mjek që shkatërroi mjekësinë si askush tjetër më parë, duke deklaruar se LSI do ti kthejë dinjitetin që i takon këtij vendi për tu ndarë nga varfëria dhe papunësia që ka zhytur qeveria e Sali Berishës. Sali Berisha për një muaj refuzon të dalë në debat televiziv me Ilir Metën ashtu sikurse çdo kryeministër demokrat në çdo vend të botës, sepse Sali Berisha është i paaftë, sepse Sali Berisha është gënjeshtar. Ndaj në 28 qershor ne do i themi JO, një herë e përgjithmonë alternativës së mashtrimit. Do i themi JO alternativës së varfërisë, edhe si e vetmja alternative sot në të majtë, që ka një projekt të qartë integrues për gjithë socialistët dhe progresistët për të ndërtuar një qeveri të qëndrueshme me një program të qartë ekonomik, që sjell standardet evropiane në Berat dhe në Shqipëri, nënvizoi Meta. Duke u ndaluar tek sondazhet e publikuara kohët e fundit, Meta theksoi se kompanitë e korruptuara të sondazheve të Sali Berishës dhe të tjerëve si ai në 28 qershor, Berati dhe gjithë Shqipëria do të japin përgjigjen e merituar. Sepse sipas tij, sondazhi po del gjithnjë e më i qartë, duke veçuar faktin se LSI është forcë e parë në qarkun e Beratit, do të jetë forcë e parë në qarkun e Fierit, dhe do të jetë forca kryesore që do të fitojë zgjedhjet dhe do të drejtojë qeverinë e re socialiste dhe progresiste të 29 qershorit. Gjithashtu kreu i LSI ka mbështetur besimin e tij në fitoren e këtij qyteti, duke theksuar se LSI është forca politike që ka respektuar më shumë se kushdo tjetër popullin e Beratit. Sipas tij, të gjithë kandidatët e kësaj force politike, ndryshojnë nga kandidatët për deputet të partive të tjera. Kreu i LSI gjatë fjalës së tij u ndal edhe në Planin për Veprim, ku veçoi faktin se kjo forcë politike ka të gatshëm planin për punësimin jo vetëm të Beratit, por edhe të Shqipërisë. Berati dhe e gjithë Shqipëria kërkojnë një plan për uljen e kostos së jetesës dhe këtë plan sot e ka vetëm LSI. Berati dhe Shqipëria kërkojnë mundësi për të shprehur aftësi dhe talentet e qytetarëve të cilët ndihen të përjashtuar nga një qeverisje klanore nga një qeverisje e papërgjegjshme nga një qeverisje e dhunshme, pra nga qeveria e Gërdecit, nga qeveria e cila është e vetmja në botë, që nuk pranon krizën ekonomike. Ne kemi një program për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, vijoi ai. Kreu i LSI u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Beratit që të votojnë për LSI dhe Ilir Metën. Sepse dhe unë do të jem deputet i Beratit në parlamentin e 28 qershorit. Sepse Berati e di shumë mirë që LSI dhe Ilir Meta do të ndërtojnë Boshtin e Jugut, do lidhim Kuçovën dhe Beratin me Elbasanin. Do ta kthejmë Beratin në një qendër shumë të fuqishme që lidh Shqipërinë e Jugut me Shqipërinë e Mesme, theksoi ai. Kreu i LSI gjatë fjalës së tij ka theksuar se kjo forcë politike, mban numrin rendor 24, sepse Berati dhe Shqipëria kanë shumë probleme dhe për ti zgjidhur këto probleme dhe për të zbatuar planin për veprim që nxjerr Beratin dhe Shqipërinë nga kriza kjo forcë politike duhet të punojë 24 orë në 24 orë, duke filluar që nga 29 Qershori. Në këtë drejtim, kreu i LSI ka premtuar punë të palodhur.
Last Updated on Saturday, 20 June 2009 10:41