Fushata, Gjana thyen dorën
Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Jemin Gjana ka thyer dorën e tij të djathtë. Kjo në fakt është vënë re vetëm dy ditë më parë gjatë takimit elektoral të kryeministrit Berisha në Mat, ku ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit ishte në tribunë në krah të kreut të ekzekutivit. Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se Gjana e ka thyer dorën dy ditë më parë, teksa ka rrëshqitur gjatë lëvizjes në këmbë në një nga fshatrat e Dibrës, ku edhe ka pësuar fraktura, por nuk ka probleme serioze. Prej mëse një muaji ministri Gjana është duke zhvilluar fushatë në qarkun e Dibrës, i cili do të çojë në Kuvend gjashtë deputetë. Gjana renditet i pari në listën e PD-së në këtë qark dhe pas tij Sherefedin Shehu dhe Bedri Hoxha.